Aleanca zhvendoset në Berat, Budina: Jemi në kontakt me PE-në, po organizojmë një protestë të madhe në Tiranë

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka ndaluar në Berat ditën e sotme për të grumbulluar firmat e peticionit për ndërtimin e Teatrit të ri siç ka qenë dhe në vendin që ishte.

Qytetarë të shumtë janë mbledhur në mbështetje të Aleancës pa respektuar asnjë distancë fizike me njëri-tjetrin e duke thyer rregullat, pasi tubimet janë ende në listën e ndaluar prej përhapjes së pandemisë së COVID-19.

Robert Budina, i cili ndodhet në Berat shprehet se nuk e kanë ulur kokën dhe nuk janë dorëzuar, pasi kultura do të zgjojë shpresën. Përveç pjesëtarëve të Aleancës, morën pjesë edhe mbështetës nga opozita në Berat. Në Berat janë mbledhur gjithsej 537 firma nga qytetarët për peticionin e Teatrit Kombëtar.

“Shembja e Teatrit është një sulm i paskrupullt që ndonjëherë ndonjë qeveri jo vetëm në Shqipëri por edhe në Evropë e përtej ka guxuar t’i bëjë kulturës Shqiptare, e sidomos tempullit të  vetëm të gjuhës shqipe i vjetër po aq sa Tirana. E bëri ky kryeministër që e nisi luftën 20 vite para për të shembur artin kulturën dhe një godinë e kujtoi se e shembi duke shembur muret, por teatri është në zemrat tona e tuaja. Lufta jo vetëm që s’ka mbaruar por as nuk ka filluar dhe do ta ndërtojmë teatrin atje ku ishte ashtu siç ishte. Me anë të këtij peticioni duhet të tregojmë se shqiptarët nuk dinë të ngopin vetëm barkun me bukë por dinë të bëjnë edhe kulturë atë që ai e ka tmerr, kulturën. Si mund të lindi shpresa kur nuk ka kulturë. Atje u mblodhën gjitha problemet e qytetarëve shqiptarë. Me rënien e teatrit ata i kanë hapur rrugë vetes që të vijnë t’jua marrin shtëpinë kur të duan.

Erdhën me forcat RENEA dhe na vunë automatikun në kokë e filluan ta shembin kur ne ishim brenda. Nuk shitet demokracia me një rrogë. Kemi bërë 80 shfaqje falas, kemi prodhuar pafund dokumenta për t’ja gërricur maskën këtij pushteti . Kemi sensibilizuar gjithë Europën, jemi direkt në kontakt me Parlamentin Europian. Po organizojmë një protestë të madhe në Tiranë që t’i tregojmë gjithë pushteteve që shqiptarët dinë ta bëjnë vetë veten e tyre pa mundur dikush që t’i vërë paterica", tha Budina.

Kujtojmë se Aleanca është shprehur se do të bëjë një tur në të gjitha qytetet e vendit, ku tashmë ata kanë qenë në Durrës, Kukës, Shkodër, Korçë, Elbasan, Lushnje,Lezhë, Burrel.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Olsi: 02/06/2020 20:49

    Or ti Budina,shumica e popullit dhe artisteve duan teater me dinjitet jo ahuret e fashizmit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan