TIRANE - Aleatët e majtë i bëjnë thirrje kryeministrit Edi Rama t’i bëjë pjesë e diskutimeve për ndarjen e kandidatëve të zgjedhjeve vendore, duke kërcënuar me dalje me kandidatë të tjerë. Partitë e koalicionit të majtë janë ndjerë të përjashtuara nga procesi i negociatave mes dy forcave kryesore të së majtës PS-LSI, duke kërkuar që edhe përqindja e tyre elektorale të merret në konsideratë.
Pavarësisht tensioneve politike të ndodhura mes mazhorancës dhe opozitës të akumuluara për shkak të “Çështjes Doshi”, diskutimet zgjedhore për ndarjen e bashkive mes kryeministrit Rama dhe kryetarit të Kuvendit Meta janë duke vazhduar. Në katër javë konsulta, Rama e Meta duket se kanë përcaktuar pjesën më të madhe të bashkive që do të ndajnë mes tyre, ndërkohë që ka ngelur shumë pak për të diskutuar për disa bashki kryesore deri në shpalljen e plotë të kandidatëve.
/Shqiptarja.com