Aleatët e Bashës ‘bashkohen’ në Durrës! Mediu: Çdo moment që kalon në dëmin tonë! Agron Duka: Standardet e zgjedhjeve do përcaktojnë fatin e Shqipërisë

DURRËS- Kryedemokrati Lulzim Basha vijon t’i mbajë ‘peng’ aleatët e tij për mënyrën sesi do të shkojnë në zgjedhje dhe se cilët do jenë hapësirat që do i japë në lista, por kjo nuk i ka penguar partitë e vogla të vijojnë takimet elektorale.

Durrësi, ishte ndalesa e radhës për aleatët e kreut të PD, Fatmir Mediun e republikanëve dhe Agron Dukën e PAA, i cili tashmë e ka siguruar një vend të sigurt në listat e këtij qarku.

Gjatë një takimi me strukturat e Partisë Republikane në Durrës, Fatmir Mediu tha se çdo minutë që kalon është në dëm të opozitës, e cila para se të përcaktojë nëse do të dalë me një apo dy lista, duhet të ketë qëndrim të qartë se çfarë duhet të bëjë dhe si duhet ta ndryshojë realitetin.

"Gjëja e parë që ka nevojë opozita, më tepër se të bashkohet me një apo me dy koalicione, është të krijojë një marrëdhënie të qenësishme politike me qytetarët, nëpërmjet një kontrate të qartë politike, dhe një kontrate morale, që përcakton detyrimet tona si politikanë, përballë qytetarëve shqiptarë, për të realizuar të gjitha ato që janë detyrimi ynë karshi qytetarëve, në respektim të lirive dhe të drejtave të tyre, për të ndërtuar një ekonomi të qëndrueshme, për të krijuar mundësi punësimi, për të mbështetur biznesin, për të krijuar reforma të rëndësishme, luftën kundër krimit të organizuar, luftën kundër korrupsionit, për të garantuar që Shqipëria të bëhet pjesë e Bashkimit Europian, brenda katër vjeçarit të parë” tha Mediu gjatë takimit me strukturat.

Ndërsa Agron Duka, i cili me arritjen e marrëveshjes me Bashën, e ka më të qartë rrugën drejt 25 prillit, renditi problemet e Durrësit, duke premtuar zgjidhje.

Përmbytja e disa zonave në qarkun e Durrësit qoftë edhe me një rrebesh shiu është kthyer në normalitet dhe kjo vjen kryesisht nga mos-pasja e një rrjeti kanalizimesh të rregullt. Infrastruktura rrugore qoftë edhe nëpër lagjet por sidomos në fshatrat përreth është përkeqësuar deri në degradim në vitet e fundit. Papunësia e të rinjve të cilët me vështirësi të mëdha gjejnë vetëm punë sezonale gjatë sezonit të plazhit. Një pjesë e mirë e tyre edhe nëse nuk janë në emigrim, tashmë po lëvizin drejt kryeqytetit. Shumë individë duke dhënë rryshfet po ndërtojnë shtëpi të reja pa pasur dëme, ndërsa të tjerë që në të vërtetë kanë pasur dëme të rënda akoma vazhdojnë nëpër çadra. Partia Agrare Ambientaliste në mënyrë të përsëritur ka kërkuar masa paraprake në zonat me risk të lartë pikërisht për të parandaluar këto risqe dhe pasoja shkatërrimtare.” tha Duka.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kriminelët: 23/01/2021 19:28

    E pa besushme kriminelët e Shqipris kërkojn vot nga ky popull që i ka gjakosur vrar e shkretuar e syrgjynosur. Po po gjetët budallenj mir tja i bëni ti bëni dhe më zi.

    Përgjigju
  • Ura Dajlanit: 23/01/2021 17:25

    Jane mbledh jashtqitjet e zorres trashe ne Durres

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar