Aleatët e Bashës: Votoni PD. A po
shkrijnë partitë e djathta strukturat?

Aleatët e Bashës: Votoni PD. A po<br />shkrijnë partitë e djathta strukturat?
Partitë aleate të Partisë Demokratike janë futur në fushatë duke kërkuar votën për Republikën e Re e njëkohësisht votë për Partinë Demokratike.
 
Të përfshirë tashmë në listat e Partisë Demokratike, Fatmir Mediu Agron Duka, Nard Ndoka Vangel Dule e Dashmair Shehi në takimet elektorale kanë një ftesë të drejtpërdrejtë për mbështetësit e së djathtës, ku kërkohet që të votohet Partia Demokratike me numrin 6 në zgjedhjet e 25 qershorit.
 
Thirrja është unanime, argumenti është i qartë kërkohet votë për PD, si parti politike pasi tashmë ata janë futur të gjithë nën siluetën e kësaj partie.

"Vetëm një zgjidhje, i bëj thirrje kujdo mallakstriot, kosovar, çam, myzeqar, të gjithëve, rruga e lirisë ka vetëm një logo, ajo është logoja e Partisë Demokratike. Socialistë të zhgënjyer, qytetarë le të bashkohemi për të votuar të ardhmen tonë", tha Mediu.
 
Por me përfshirjen e aleatëve nën siglën e Partisë Demokratike praktikisht partitë aleate të së djathtës në këtë fushatë po shkrijnë gjithë strukturat e tyre, duke u përkthyer më pas në shkrirjen e tyre si subjekte politike.
 
Para nisjes së fushatës kreu republikan Fatmir Mediu në një intervistë për Report Tv foli për një federatë të së djathtës , por sa funksionale do të jetë një federatë e tillë kur tashmë votat që kërkojnë aleatët në zgjedhje është votë që kërkohet për Partinë Demokratike?

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Zjarri përfshin Parkun Kombëtar të Qafë-Shtamës, e vështirë të ndërhyhet nga terreni! Në operacion edhe 50 forca të ushtrisë

Zjarri përfshin Parkun Kombëtar të Qafë-Shtamës, e vështirë të ndërhyhet nga terreni! Në operacion edhe 50 forca të ushtrisë