Ndërsa Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Polonisë mban mbledhjen e tij urgjente, aleatët lindorë të NATO-s shprehin mbështetje për Poloninë.

Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock shkruan në Twitter: "Ne po monitorojmë situatën nga afër dhe jemi në kontakt me miqtë tanë polakë dhe aleatët e NATO-s."

Kryeministri holandez Mark Rutte shkruan në Twitternjë mesazh të ngjashëm, duke thënë se "është e rëndësishme tani të përcaktohet se çfarë ka ndodhur saktësisht".

Presidenti francez Emmanuel Macron thotë gjithashtu se është në kontakt me Poloninë dhe parashikon bisedime në G20 nesër për incidentin.

 


Lajmi kryesor:

Raketat godasin në territor të NATO-s, 2 të vdekur në Poloni! SHBA: Mbrojmë çdo centimetër të Aleancës! Rusia: Lajmet, provokim! Rama: Shqipëria e shqetësuar