Zgjedhjet në bashkitë pa kryetarë, aleatët të ndarë mes Bashës dhe Berishës, edhe PD zyrtare i fton në koalicion! PS 'komode'! LSI e vetme

TIRANË- Aleatët e Partisë Demokratike në këto zgjedhje të 6 marsit, në bashkitë që nuk kanë një kryetar,  do duhet të zgjedhin mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës. Ndonëse nuk ka një ftesë zyrtare nga ana e kryedemokratit Basha, sinjalet e para sot i dha nënkryetarja e partisë Jorida Tabaku. Në konferencën për mediat, Tabaku sqaroi se në këto zgjedhje, PD-ja do të krijojë një koalicion të gjerë opozitar, që do të jetë jo vetëm me partitë aleate, por edhe me qytetarët. Ndër të tjera, ajo shtoi se PD-ja e ka një listë kandidatëve të mundshëm për zgjedhjet, sipas së cilës i janë nënshtruar një "vettingu" brenda në parti që para 25 prillit, ndonëse nuk preferoi që të jepte emra.

"Ka kaluar një proces shumë të gjerë konsultimi para 25 prillit, dhe përzgjedhja e kandidatëve është bërë si për nivel qendror edhe lokal, janë prezantuar kandidatura që përbënin një grup njerëzish për t'u përzgjedhur në zgjedhjet e ardhshme qendrore e lokale, iu nënshtruan një vetting nga një komision që i certifikoi ato, PD në këto zgjedhje do prezantohet me kandidatët më mirë të mundshëm me integritetin më të lartë, kandidatët do të shpallen shumë shpejt, brenda afatit të përcaktuar nga KQZ dhe PD është e angazhuar që të krijojmë një aleancë me të gjitha partitë e aleatëve të koalicionit opozitar dhe një aleancë me qytetarët, bazuar ndryshimet në statut për të përfshirë shoqërinë civile, individët pa parti për të bërë një ballë opozitar, PD do përfaqësojë vullnetin e atyre që na votuan", tha Jorida Tabaku. 

Kur kanë mbetur edhe pak javë nga zgjedhjet vendore të 6 marsit, partitë kanë ndezur motorët për t'u përgatitur për betejën elektorale në 6 bashkitë pa kryetar.

Më herët, ka qenë kreu i Partisë Agrare Ambientaliste (PAA), Agron Duka i cili ka zbuluar në Report TV se Sali Berisha u ka bërë ftesë aleatëve për të formuar një koalicion së bashku. Ai nuk e përjashtoi këtë mundësi bashkëpunimi, por as nuk refuzoi kategorikisht Lulzim Bashën, me këtë të fundit i cili ka pasur një ftohje të konsiderueshme me aleatët e tij pas 25 prill.

Nga ana tjetër, LSI-ja e është shkëputur me kohë nga PD-ja dhe në 6 mars pritet të dalë me kandidatët e saj.

Në këto zgjedhje do hyjë edhe Sali Berisha, i cili ndonëse nuk është më kryetar i PD-së, vijon të sillet si i tillë. Ai ka deklaruar se do të hyjnë në zgjedhjet e pjesshme e që prej ditës së djeshme kanë hapur primaret në parti për të zgjedhur kandidatët e duhur, proces ky që pritet të finalizohet në 30 janar.

Më të favorizuarit në këto zgjedhje duket se do të jenë socialistët, për të cilët kjo periudhë ka qenë shumë e qetë për ta, në ndryshim nga kampi opozitar të cilët pas humbjes në 25 prill kanë nisur një "luftë" brenda vetes.

Të gjitha partitë kanë si afat përfundimtar për paraqitjen e kandidaturave deri më 24 janar.

 

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cubel breca: 20/01/2022 14:46

    Eshte e qarte qe rezultati ne keto zgjedhje do jet 5 me 1. Vetem ne shkoder fiton opozita,jo per gje por atje edhe ne vitin 2100 vetem pd do te kete.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Asnjë taksë për 10 vite!' Rama fton shqiptarët në Britani të investojnë në malet e Shqipërisë

'Asnjë taksë për 10 vite!' Rama fton shqiptarët në Britani të investojnë në malet e Shqipërisë