Teksa janë në “lojë” dhe 7 poste zv.ministrash, pasi dy poste të tilla u ndanë dy ditë më parë, përkatësisht një post zv.ministri të Financave për kreun e G99 Ervin Mete dhe një post tjetër zv.ministri Financash për Erion Luçiin, i cili ka mbajtur postin e ish drejtorit të Departamentit të Kërkimit në BSH, aktualisht punonte në zyrën e Bankës Botërore në Tiranë, pritet që të kalojë në një zgjidhje përfundimtare deri në fund të javës.
Ndonëse është shprehur para mediave se Ervin Meten është në këtë post jo si kreu i G99 por si profesionist, kontaktet direkte dhe indirekte me drejtues të partive aleate që nuk janë përfshirë në bashkëqeverisje po formatojnë zgjidhjen përfundimtare të përfshirjes e tyre të qeverisje.
Mësohet nga burime të brendshme të selisë rozë se dy ditë më parë kreu i PS njëherësh dhe kryeministër Edi Rama ka zhvilluar një takim me 5 deputetët e qarkut të Shkodrës, 4 prej të cilëve socialistë dhe një deputet që është kreu i Partisë Kristian Demokrate Shqiptare, Mark Frroku i cili gjithsesi bën të gjitha mbledhjet me grupin parlamentar socialist.
Në këtë takim konfidencial teksa është folur për situatën në këtë qark, emërimet e reja në postet e zv.ministrave, drejtorëve të përgjithshëm dhe të prefektëve, ku qarku i Shkodrës ka marrë vlerësimin e duhur për sa i përket përfshirjen në bashkëqeverisjen socialiste, është folur dhe për aleatët.
Pavarësisht kësaj përfshirjeje të përfaqësuesve nga Shkodra, mësohet se kreu socialist ka vlerësuar kontributin e PKDSH ku në të parin ballafaqim elektoral mori një deputet por e mori një numër të konsiderueshëm votash. Dhe në këtë kontekst, pa përcaktuar nivelin e përfaqësimit, mësohet se kreu i mazhorancës ka mbështetur përfshirjen e PKDSH në bashkëqeverisjes me marrjen e një përgjegjësie në nivel të caktuar, pavarësisht se Frroku mësohet të jetë treguar indiferent, duke qëndruar në pritje, por dhe me idenë e bashkimit të demokristianëve.
Mësohet gjithashtu se komunikim indirekt Rama ka pasur dhe me disa aleatë të tjerë, mes të cilëve me kreun e PDS Paskal Milo.
Nga ana tjetër krerët e partive aleate që kanë marrë një rezultat të lartë në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit dhe në bazë të marrëveshjes parazgjedhore kanë të drejtën e përfitimit të posteve drejtuese në nivele të dyta dhe të treta të qeverisjes, shprehen se ende nuk kanë kontakte me kryeministrin Edi Rama por janë në pritje të një takimi dhe zgjidhjeje përfundimtare, pasi ka ende dikastere që nuk kanë plotësuar postet e niveleve të dyta dhe të treta në drejtimit. Pretendojnë sëpaku PKDSH, PSD, PDS, AP, PSV ‘91, AAK dhe disa partitë të tjera për poste zv.ministrash e drejtorësh, përmes të cilëve të japin dhe ata kontributin e tyre në qeverisje.
TAKIMI 5 DITE ME PARE
“Dy ditë më parë kreu i PS njëherësh dhe kryeministër Edi Rama ka zhvilluar një takim me 5 deputetët e qarkut të Shkodrës, 4 prej të cilëve socialistë dhe një deputet që është kreu i PKDSH, Mark Frroku që gjithsesi bën të gjitha mbledhjet me grupin parlamentar socialist”.
Shkrimi u publikua sot (09.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)