Aleati i Bashës, Agron Duka: Qeveri
teknike edhe me Ramën Kryeministë

Aleati i Bashës, Agron Duka: Qeveri<br />teknike edhe me Ramën Kryeministë
Kryetari i PAA, Agron Duka në një intervistë telefonike për Report Tv u shpreh se të dy palët, si Rama edhe Basha duhet të lëshojnë dicka nga kërkesat e tyre, ndërsa shtoi se qeveria teknike mund të jetë edhe me Ramën Kryeministër, por të ofrohen garanci për një proces zgjedhor sipas standardeve.
 
Qeveri teknike me Ramën Kryeministër? "Por edhe mundet, e rëndësishme është që të marrim disa garanci, sikur thuhet se janë dhënë nga ndërkombëtarët.
 
Do ta këshilloja që dy palët që të japin mundësinë që të zgjidhet kriza dhe të shkohet në zgjedhje, të gjitha palët të lëshojnë dicka.
 
Unë jam dakord që në cdo lloj oferte që bëhet për të garantuar mundësinë për zgjedhje të lira dhe të ndershme për aq sa e lejon koha, pasi nuk mendoj se mund të arrihet shumë për një ose dy muaj.
 
Mirë është që të gjithë të marrim pjesë në zgjedhje, por ne jemi aleatë me PD
" tha ai.
 
Agron Duka theksoi se kodi aktual dhe futja në zgjedhje pa koalicione dëmton shumë partitë e vogla.
 
"Edhe me dashur me u futur në zgjedhje na diskriminon kodi, pasi numri i votave për të zgjedhur një deputet bëhet dyfish, është e kotë të futesh, numërues dhe komisionerë nuk kemi.
 
Nëse garantohen ndryshimet që janë kërkuar, numërimi elektronik, shtyja e datës së zgjedhjeve.
 
Unë jam që palët të futen me koalicion, por e rëndësishme është që të zgjidhet kriza politike.
 
Unë gjykoj që e kanë mbështetur Bashën ndërkombëtarët derisa kanë kërkuar ndryshime
" deklaroi ai.
 
Por cfarë diskutoi Agron Duka gjatë takimit me Fatos Nanon? "Po të dojë Nano të përfshihet në politikë e ka shumë të lehtë, por ai ka vendosur që të mos merret më me politikë.
 
Ne diskutuam edhe privatisht për politikë, por nuk është etike të më kërkosh mua ca mendimi ka Nano për situatën politike
" përfundoi Duka.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Zjarri në Parkun Kombëtar të Tomorit, flakët përparojnë drejt Teqesë së Kulmakut

VIDEO/ Zjarri në Parkun Kombëtar të Tomorit, flakët përparojnë drejt Teqesë së Kulmakut