Gazetari Aleksandër Çipa njëkohësisht edhe kreu i Unionit të Gazetarëve është shprehur se nuk ka anjë nënshtetësi tjetër veç shqiptares.
/Shqiptarja.com
“Që kur kam lindur dhe deri më sot nuk kam pasur nënshtetësi greke dhe asnjë nënshtetësi tjetër veç shqiptare”, i është përgjigjur Çipa analistit Marko, i cili i tha se kryetari i gazetarëve ka nënshtetësi greke.
Gjithashtu Çipa i është përgjigjur Markos edhe në lidhje me deklaratën e këtij të fundit se di greqisht.
Çipa është shprehur se "greqishten e ka mësuar në Gjirokastër me shokun e tij të shkollës Vangjel Dulen, përfaqësuesin e minoriteti grek".
Er.K/Shqiptarja.com

VIDEO











