Aleksandër Meksi boton librin
me dy vëllime “Rrugë e vështirë"

Aleksandër Meksi boton librin<br />me dy vëllime “Rrugë e vështirë"
Aleksandër Meksi ka botuar librin “Rrugë e vështirë" në dy vëllime. Meksi është një nga politikanët më të njohur shqiptarë. Dy kulmet e jetës së tij politike kanë qenë kur ishte Kryeministër i Shqipërisë gjatë viteve 1992–1997 dhe në Dhjetor 1990, ku mori pjesë në themelimin e Partisë Demokratike. Profesor Aleksandër Meksi dallohet gjithashtu edhe për studimet e tij në lëmin e arkeologjisë dhe trashëgimisë kulturore. Libri “Rrugë e vështirë}”, vëllimi i parë, ka shkrime dhe intervista, ndërsa vëllimi i dytë ka një shënim me nuancë humori “Për njerëz dhe libra”. Duke lexuar titullin “Rrugë e vështirë” tingëllon si autobiografi

e autorit, por në të vërtetë kjo është një autobiografi e gjithë shoqërisë shqiptare, me tranzicionin, problemet politike dhe ekonomike, dhe ato kulturore. Një pjesë e shkrimeve të botuara në këto dy vëllime të Aleksandër Meksit janë shkrime dhe intervista të botuara në shtypin e përditshëm që kanë ardhur në formën e reflektimeve, jo vetëm në kohën e duhur, por edhe për kohën që do të pasojë. Pjesa e intervistave të botuara nga gazetarë të mediave të ndryshme, rrëfen  qartë se mendimi i politikanit dhe studiuesit Aleksandër Meksi kërkohet si për të vënë pikën mbi “i” në problemet e mëdha që shfaqen në Shqipëri dhe ato të udhëheqjes së vendit.

aleksander meksi

Por në këto dy vëllime ka edhe shkrime të pabotuara më parë, të cilat u përkasin temave të historisë, gjuhës dhe trashëgimisë kulturore. Interesante janë vështrimet e tij mbi rishikimin e historisë. Po ashtu interes zgjojnë temat e zbulimeve arkeologjike. Duke lexuar shkrimet e Aleksandër Meksit, libri të kthehet si një bashkëbisedim për kohët e sotme. Gjithccka shkruhet për një periudhë të caktuar, qoftë këto në vitin 1997, në vitin 2011 e më tej apo për zgjedhjet e 2013-s evokon një kumt të ri.

Në parathënie të librit Meksi shkruan se në vëllimin e parë janë përfshirë shkrimet që ka botuar në shtypin e përditshëm për intelektualët krijues të shquar të lënë në harresë apo të denigruar për arsye politike. Ndërsa në vëllimin e dytë janë mbledhur 57 shkrime dhe 5 intervista, të cilat janë botuar në shtypin shqiptar në një hark kohor prej 17 vitesh.

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Operacioni i SPAK, masë sigurie edhe për Xhevi Ndokën, i komunikohet në qeli! Vëllai i ish-deputetit socialist të shpallur në kërkim

Operacioni i SPAK, masë sigurie edhe për Xhevi Ndokën, i komunikohet në qeli! Vëllai i ish-deputetit socialist të shpallur në kërkim