TIRANE- Aleksandër Jak Peci, i shoqëruar nga një ekip mjekësh të specializuar, është transportuar nga Spitali Amerikan i Bazës Ajrore të Bagramit, në veri të Kabulit drejt Gjermanisë. Në orën 8 45 minuta ka mbërritur në Spitalin Ushtarak Amerikan në Landstuhl, në Gjermani.
Nëntetar Peci është pritur nga Përfaqësuesi ynë Ushtarak në Shtabin e NATO-s në Bruksel, Kundëradmiral Kristaq Gerveni dhe Përfaqësuesi Ushtarak në Komandën e ACO, kolonel Pirro Ahmetaj. Aktualisht nëntetar Aleksandër Peci është nën kujdesin e drejtëpërdrejtë të mjekëve të Spitalit Ushtarak Amerikan në Landstuhl, në Gjermani. Nëntetari iu nënshtrua dje edhe një operacioni tjetër, i cili ka zgjatur disa orë. Operacioni dolë me sukses të plotë dhe ndodhet tërësisht jashtë rrezikut.
(sg/aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com