Aleksandër Vulin: OSBE të jetë
neutrale ose zgjedhje nuk do të ketë
Shefi i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka deklaruar se është e papranueshme për Serbinë që fletëvotimet në zgjedhjet lokale në Kosovë të kenë shenjat e shtetit të Kosovës.
BEOGRAD - Zyrtarët e Beogradit përvec zvarritjeve që po bëjnë në bisedime, kanë filluar të bëjnë deklarata edhe kundër marrëveshjeve të arritura me palën kosovare.
Shefi i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin,ka deklaruar se është e papranueshme për Serbinë që fletëvotimet në zgjedhjet lokale në Kosovë të kenë shenjat e shtetit të Kosovës.
“Ose
OSBE-ja do të jetë neutrale ndaj statusit ose zgjedhje nuk do të ketë”, ka thënë Vulin për RTS, duke shtuare se “Prishtina frikësohet që serbët të marrin të gjitha të drejtat që kanë dalë nga Marrëveshje të Brukselit”.
“Prandaj, shihet se janë kundërshtarët më të mëdhenj të daljes së serbëve në zgjedhje”, shton ai. “Për të dalë në zgjedhje, serbët nuk duhet ta njohin shtetin e Kosovës dhe serbët nuk duhet të jenë shtetas të Republikës së Kosovës. Marrëveshja është neutrale ndaj statusit dhe vetëm me ato kushte, pa simbole të një shteti që nuk ekziston, serbët do t’i pranojnë fletëvotime”.
Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovë në Parlamentin e Serbisë, Milovan Dreçun ka vlerësuar se me organizmin e zgjedhjeve edhe në pjesën veriore të Mitrovicës, Prishtina po ngrit një kurth.
Ai ia ka tërhequr vërejtjen qeverisë së Serbisë, që të ketë kujdes dhe t’i shmanget një kurthi të mundshëm nga ana e Prishtinës.
Dreçun ka deklaruar për mediat serbe se Beogradi duhet t’i tërheq serbët nga pjesëmarrja në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit në Kosovë.
Madje, ai ka kërkuar nga qeveria në Beograd, që të kërkojë shtyrjen e datës së mbajtjes së zgjedhjeve, duke mos përjashtuar mundësinë që serbët edhe ti bojkotojnë zgjedhjet, informon express.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
65.9%
-
Jo
31%
-
Nuk e di
3.1%
Vota total: 4005
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15