TIRANE- Ish-kryeministri i parë demokrat e ish-themeluesi i PD Aleksandër Meksi ka shpalosur vizionin e tij se si duhet të reformohet PD për të qënë e aftë të konkurrojë të majtët në pushtet. “Çfarë duhej bërë menjëherë pas zgjedhjeve? Duhet të jepte dorëheqje Kryesia e PD, qeveritarët e 8 viteve dhe Kryetarët e strukturave të PD-së në bazë ku u humbën zgjedhjet(në krahasim me 2009). Pra, jo vetëm dhe siç rezultoi formalisht që të mbijetojnë partnerët, vetëm nga Kryetari (pavarësisht se drejtimi personal i Partisë dhe i Shtetit nënkupton dhe përgjegjësinë personale).
Dorëheqja nuk do të thotë për ta humbjen e të drejtave që ju jep Statuti dhe për të kandiduar me rregulla të reja për strukturat drejtuese të Partisë në bazë e qendër”, thotë Meksi, duke shpjeguar në detaje këtë pikë të rëndësishme të reformimit. E cila duhet të vijojë me procedura të tjera statutore për zgjedhjen e drejtimit kujdestar të PD. “Menjëherë pas këtij akti Këshilli Kombëtar, ata që mbeten, i vetmi organ vendimmarrës, ndërsa në bazë e Kryesitë e Degëve, duhej të zgjidhte brenda Partisë një grup të ngushtë për të amenduar Statutin, për të futur parimin “një anëtar një votë” për të gjitha zgjedhjet në PD, që nga niveli i bazës deri lart”, nënvizon ish-kryeministri demokrat dhe personi që ka qënë dhe hartuesi i platformës dhe programit të PD në themelimin e saj.
Sipas Meksit duhet një debat i anëtarësisë që të analizojë zgjedhjet e gjendjen e PD, gabimet në vite që sollën këtë rezultat, dhe përgjegjësitë, evidentimi i të cilave do mundësojë mospërsëritjen e tyre. “Rishkrimi i Programit në përputhje me misionin e një partie me të vërtetë demokratike e të qendrës së djathtë, që lufton për të jetësuar idealet e dhjetorit, duhet të quhet një përparësi e domosdoshmëri. Nëse do vazhdohet me kryeneçësi në gjendjen dhe veprimet e derisotme, gjendja e PD do përkeqësohet. Deri në zgjedhjet për qeverisjen vendore ka gati dy vite që janë të mjaftueshëm për t’u përmirësuar e ngritur në këmbë”, nënvizon Meksi, i cili në bazë të statutit, është dhe anëtar i Këshillit Kombëtar të PD.
Sipas tij, PD nëse reformohet sipas kësaj skeme atëherë do jetë opozitë reale dhe e besueshme, e aftë për mbrojtjen e interesave të shqiptarëve, pasi vitet e kaluara treguan se pa opozitë s’ka përparim. “Me një thirrje drejtuar elektoratit të djathtë për t’u bashkuar të hapej fushata e anëtarësimeve, me dokumentacion të plotë e lista transparente. Pas kësaj fushate të bëhen zgjedhjet me kandidatë të propozuar apo dhe të vetparaqitur në seksionet për drejtuesit e delegatët për në konferencat e degëve dhe një muaj më vonë zgjedhjet në degët e nëndegët, si dhe delegatët për në Kuvend dhe mbajtja e tij rreth muajit Shkurt 2014 si dhe zgjedhja e Kryetarit pas një fushate të përbashkët të kandidatëve që do paraqiten (dhe jo të emëruar apo përzgjedhur) do t’i jepnin PD fytyrën demokratike”, thotë Meksi. Sipas tij, ristrukturimi i PD duhet të fillojë nga nga baza, dhe jo nga kreu, pasi do të ishte fatkeqësi për të.
Mesila Doda: “Duhet ta nisim me një mea culpa, të ringrihemi”
Nuk kanë qënë të paktë drejtues dhe deputetë të PD të cilët kanë kërkuar një të djathtë më afër njerëzve, por dhe për një fillim të ri apo rithemelim të PD. Një prej tyre është deputetja Mesila Doda, që akuzon lidershipin e partisë së saj se e lanë vetëm Sokol Olldashin “në përpjekjen e tij titanike e solitare për të ndryshuar të djathtën shqiptare, për të bërë një forcë politike më militantë që afrohen nga zemra e jo xhepi, pranë politikës”. Madje i akuzon lidershipin e PD që në vend që të bashkëpunonin me të e përbaltën.
“Ka ende vite deri ne fund të kësaj legjislature. Deri në fund të jetës sonë do duhet të përballemi me sfida që s’i mendonim kurrë se do i hasnim përballë. Të gjithë ne do duhet ta nisim me një mea culpa, të kuptojmë çfarë do duhet të ndryshojmë në jetën tonë e në politikën tonë”, thotë Doda. Që sipas saj do duhet të ndërmarrin një aksion të ri për shoqërinë shqiptare që të kultivojnë vlera, jo kulte, do duhet të riformësojmë fort një ideologji të së djathtës larg nga zgjidhjet pragmatiste dhe rreth vlerave tradicionale te saj. “Do duhet të bëjmë betejë opozitare të animuar e të inspiruar, në dobi të më të vegjëlve, votuesve tanë, të sotëm dhe atyre që do vijnë”, tha ajo.
Shkrimi u publikua sot (04.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com