Aleksandër Vuçiç për 'Spiegel' në lidhje me Rusinë, Kinën, BE dhe Kosovën

Aleksandër Vuçiç për 'Spiegel' në lidhje me Rusinë, Kinën, BE dhe Kosovën

Presidenti serb Aleksandër Vucic, në një intervistë për gazetën “Spiegel”, i pyetur në lidhje me lëvizjet më të fundit të politikës së jashtme të Serbisë që duken si luhatje midis Perëndimit dhe Lindjes, presidenti serb tha se

“Serbia po udhëton në BE, ky është qëllimi ynë strategjik. Në të njëjtën kohë, ne kemi marrëdhënie të mira me Kinën dhe Rusinë. Mbi të gjitha, ne duhet të mbijetojmë dhe të mbajmë në vëmendje interesat e Serbisë”.

Duke folur për nënshkrimin e traktatit me Bashkimin Ekonomik Euroaziatik, Vuçiç tha se Serbia nuk është bërë anëtare të këtij unioni por vetëm ka nënshkruar marrëveshje ekonomike dhe tregtare.

Në lidhje me anëtarësimin e planifikuar të Serbisë në vitin 2025 në BE i Serbisë në 2025 dhe që tani duket se është vënë në diskutim, presidenti serb Aleksandër Vuçiç, tha se, “Të ankohesh për Macron do të ishte shumë e lehtë. Pyetja e vërtetë është: Cila është e ardhmja për ne që jetojmë në Ballkan? A po na llogarit Brukseli?

‘Sipas sondazheve, tha Vuçiç, - 42 përqind e serbëve janë pro anëtarësimit dhe 42 përqind kundër. Me shumë mundësi, në situatën e krijuar duhet të presim që përqindja e atyre që refuzojnë aderimin në BE të rritet’.

Presidenti serb tha gjithashtu se në Samitin e Ohrit me Kryeministrat e Shqipërisë dhe Maqedoninë Veriore, ‘ramë dakord për pothuajse të gjitha pikat. Gjithashtu unë fola me Macron në emër të të gjithëve, disa ditë më pas’.

Në lidhje me Mini Shengenin ballkanik, Vuçiç tha se ‘Projekti Mini-Shengen është ndër më të mirët që ka ndodhur në Ballkan për 30 vjet”.

I pyetur në lidhje me bërjen pjesë të Kosovës në këtë projekt, Vuçiç tha se ‘Kosovarët nuk dinë çfarë duan. Kreu i ri i supozuar i qeverisë Albin Kurti tingëllon sikur ëshiron të bëhet lideri i Shqipërisë së Madhe. Kosova e sheh veten si shtet, ne nuk e shohim atë në atë mënyrë. Por ne mund të bënim biznes të shkëlqyeshëm së bashku’.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston