Mini-Shengeni Ballkanik/Aleksandër Vuçiç vjen të premten në Tiranë

Mini-Shengeni Ballkanik/Aleksandër Vuçiç vjen të premten në Tiranë

Presidentit serb Aleksandar Vuçiç do të vizitojë të premten Shqipërinë.

Lajmin e bëri të ditur Presidenca e Serbisë, e cila nëpërmjet një njoftimi bën të ditur se kreu i shtetit do të zhvillojë një vizitë dyditore në Shqipëri.

Gjithashtu, në njoftim thuhet se Vuçiç do të takohet në Tiranë të premten me liderë të tjerë të vendeve të Ballkanit perëndimor, ndërkohë që pritet të zhvillohet takimi i radhës për shengenin ballkanik së bashku dhe me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Konfirmimi i kësaj vizite vjen një ditë pasi katër partitë kryesore në Kosovë i kërkuan kryeministrit shqiptar Rama të anulojë samitit e radhës të parashikuar për të shtunën në Durrës të quajtur ndryshe si minishengeni ballkanik.

Katër partitë parlamentare, LVV, LDK, PDK dhe AAK, kanë deklaruar se nuk mund të flitet për bashkëpunim rajonal me Serbinë për sa kohë ajo mohon krimet e kryera gjatë luftës.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ilir: 16/12/2019 17:07

    Cfare te doje valle...? Thua te na thote perseri qe masakra dhe genocid ne Kosove nuk ka patur?! Po diplomat e shqiptareve te Presheves pse nuk i njeh akoma? Ndoshta do na jape ndonje shpjegim banal pse po e armatos deri ne dhembe serbine...( patjeter per ti sherbyer stabilitetit ne rajon).

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave