Sipas mediave maqedonase, projekti vjen vetëm disa muaj pasi statuja gjigante e Aleksandrit të Madh u vendos në Shkup, por me emrin “Ushtari në kal”, me qëllim shmangien e provokimeve ndaj Athinës.
Paralajmërimi për ngritjen e statujës gjigante në Athinë u bë në një konferencë ndërkombëtare me temën “Aleksandri në mitet dhe historinë” që u mbajt në Athinë, ku pjesëmarrësit diskutuan se ky personalitet i historisë ka qenë një grek i pastër.
Projekti për vendosjen e statujës do të nis të realizohet dhe pritet vendosja e saj gjatë vitit të ardhshëm, ku Aleksandri do të ketë një pamje të periudhës së tij të rinisë.
(INA)