Alergjitë e vjeshtës, shenjat dhe si të mbroheni

Alergjitë e vjeshtës, shenjat dhe si të mbroheni

Lagështira e ajrit, ndotja e tij dhe ndryshimi i herëpashershëm i temperaturave janë shkaktarët kryesorë të shfaqjes së alergjisë në periudhën e vjeshtës.

Mjekët tregojnë një sërë simptomash, që shfaqen nga kjo lloj sëmundjeje, të cilat janë pothuajse të ngjashme me nje grip, por që kurrë nuk mund të ngatërrohen. Vizita me mjekun do te ishte këshilla e parë, sepse vetëm keshtu mund të stabilizohet gjendja shëndetësore e këtyre pacientëve.

Përdorimi i medikamenteve, siç duhet, është një nga këshillat e rëndësishme. Rikontrollet dhe rivleresimet për personat, të cilët janë të prekur nga alergjia dhe kanë shenjat e para apo më shumë se tre muaj që nuk e kanë kontaktuar mjekun.

Një ndër këshillat ku duhet vënë theksi, është që, pacientet nuk duhet të vetëmjekohen pa u konsultuar. Të evitohen ambientet ku ka shumë njerëz, sepse mundësia e infektimit është shumë e madhe nga griprat dhe virozat e ndryshme.

Shenjat:

-Tështima

-Bllokim të hundëve

-Kullim të hundëve

-Kruarje të hundëve

-Lotim të syve

-Kruarje të vazhdueshme të syve

-Mund të jetë një simptomë ose disa

-Infeksione virale

-Këputje të përgjithshme të trupit

-Temperaturë e paktë

-Rënie të humorit

Këshillat:

-Mospërdorim i ilaçeve pa recetë

-Vizitë tek mjeku specialist

-Përdorim i rregullt i medikamenteve

-Rikontrolle tek specialisti për pacientët e prekur

-Të evitohen ambientet me shumë njerëz

Të evitohen ambientet ku ka një virus

-Të mos pihet duhan tek personat e prekur

-Të evitohen daljet e shpeshta, kur ka ndryshim moti

-Kujdes nga ushqimet që shkaktojne alergji

-Të lexohen përbërësit e ushqimeve.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tiranë, përplasi me makinë policin e Patrullës që ishte në shërbim, arrestohet 21 vjeçari

Tiranë, përplasi me makinë policin e Patrullës që ishte në shërbim, arrestohet 21 vjeçari