Pranvera sjell shtim të alergjive, duke përkeqësuar problemet respiratore për shumë pacientë.
Prof. Mehmet Hoxha, alergolog pranë QSUT, thekson se ndryshimet klimatike kanë rritur nivelin e alergjenëve, duke shtuar rastet dhe intensitetin e simptomave, ndaj këshillon kujdes, informim dhe trajtim në kohë për një sezon më të qetë.
Ndër të tjera ai shton se personat që preken nga alergji të tilla nuk duhet të vetëmjekohen, por të konsultohen me mjekët.
“Jemi në sezonin e madh polenik. Ndryshe nga sezonet e tjera polinoza këtë vit është më agresive dhe ka nisur më herët - në 2 javët e para të marsit dhe nuk përqendrohet vetëm në rrugët e sipërme të frymëmarrjes, por ka prekje të astmës bronkiale.
Tështima, lotimi i syve, kolla e thatë janë shenjat e një polinoze klasike ndërkohë vitet e fundit shenjat janë marrje fryme, shtrëngim në gjoks dhe kollë mbytëse. Nuk duhet të vetëmjekohesh, sepse mund të kthehet në një sëmundje kronike”, shprehet Prof. Mehmet Hoxha.
Komente







