Alesia Bami, 15 vjeçarja
që synon botën e artit

Alesia Bami, 15 vjeçarja<br />që synon botën e artit
Brishtësia e moshës dhe fisnikëria e saj rrëzatoi dhe në garën e “Miss Univers”. Bëhet fjalë për 15 vjeçaren Alesia Bamin, e cila në këtë edicion rrëmbeu tri çmime; “Miss Fotozhenia” e zgjedhur nga sdudio Colizzi në Romë, nga i cili përfiton prezantimin në një revistë në Romë, “Imazhi më i Mirë” nga Meduza Caffe, nga i cili përfiton një kontratë, si imazhi më i mirë. Dhe çmimi i tretë, shoqëruesja e dytë e “Miss Universe. Në këtë intervistë, Alesia tregon se pavarësisht moshës ajo qëllimin e saj e realizoi, rrëmbue tri çmime. “Në këtë eveniment bukurie mora pjesë për të fituar një eksperiencë të bukur për arsye të moshës time”. Por, kjo nuk ndalet këtu, Alesia tregon se synimet e saj në botën e artit nuk kanë kufinjë, madje një dëshirë të madhe ka të provojë edhe sfidën e filmit.
 
 
Kush është Alesia Bami, vajza që rrëmbeu disa çmime, por që nuk arriti deri te kupa e “Miss Univers”?

Alesia Bami është një vajzë e thjeshtë, me karakter të fortë që kur futet në një garë, futet me mendimin që do ta çoj deri në fund atë... Por, kjo ishte ndryshe! Në këtë eveniment bukurie mora pjesë për të fituar një eksperiencë të bukur për arsye të moshës time.
 
Është folur shumë se çmimi i “Miss Univers” nuk ishte i drejtë, pasi shkaku ishte mosha e konkurrentëve. Si qëndron e vërteta?


E vërteta qëndron që; vajza që duhet të fitonte këtu do të përfaqësonte Shqipërinë në “Miss Universe” në Miami dhe një nga kriteret që vajza duhet të kishte duhet të ishte mosha mbi 18 vjeç. Kriter ky që favorizoi të gjitha pjesëmarrëset mbi 18 vjeç.


 
Mendoni se po të ishit 19 vjeçe do ta rrëmbenit edhe trofeun e më të bukurës në Tiranë, duke parë që ju rrëmbyet “Miss Fotozhenia”, “Miss Imazhi më i mirë” dhe shoqëruesja e dytë?

Pse jo! Këtë përgjigje do të ta kthej pas katër vitesh kur të konkurroj dhe një herë me moshën e duhur.
 
Çfarë po ndodh me karrierën tuaj si modele post Miss-it?

Me thënë të drejtën nuk është se ofertat më kanë munguar ndonjëherë, por pas këtij evenimenti bukurie më janë shtuar dhe më shumë. Momentalisht punoj në “TV Klan”, ku besoj se çdo gjë po ecën siç duhet.
 
Çfarë studion momentalisht dhe cilat janë premisat për Universitet?

Studioj për Balet në shkollën Koreografike të Baletit. Premisat në vazhdim janë për Universitet sidomos të vazhdoj Akademinë e Arteve.
 
Cila është ëndrra e jetës tuaj?

Ëndrra e jetës time është të bëhem një balerinë e madhe, pa anashkaluar dhe modelingun, me pak fjalë dua të bëhem një ‘SHOË GIRL’.


 
Mendoni se profesioni që keni zgjedhur ka lidhje me konkurset e bukurisë...?

Kanë lidhje, por një lidhje tepër të ndyshme! I lidh vetëm e bukura... Nëse në konkurset e bukurisë ne shohim anën e paraqitshme në profesionin tim si balerinë, e bukura qendron tek lëvizja se si e përcjell rrjedhshmërinë e muzikës në gjendjen shpirtërore dhe si i ndërthur ato me njëra-tjetren.
 
Veç modelingut dhe sfilatave, keni ndonjë pasion tjetër që ju ndjek?

Jam një vajzë që dua të guxoj në botën e artit. Një dëshirë tjetër është të xhiroj një film, të prek nga afër edhe sfidën e filmit.
 
A e ndjeni veten të privilegjuar tani që radhiteni tek vajzat më të bukura të shqipërisë?

Të them të drejtën edhe po edhe jo! Nuk eshtë se ka ndryshuar ndonjë gjë (qesh), unë vazhdoj jetën time normale.
 
Ka ndonjë dedikim të veçantë ky çmim?

Çmimin ja dedikoj familjes time të cilës më mbështesin në çdo hap, dhe jam me fat që kam një familje të tillë. Dua ti bëj krenar ata, ashtu siç jam dhe unë që kam një familje kaq të mrekullueshme.
 
Theksuat se keni disa projekte, mund t’i zbuloni?

Kam një koncert të rëndësishëm në Teatrin e Operas dhe Baletit, setin fotografik për sdudio Colizzi në Romë, kontratën me ‘Medusa Coffe”, reklamimin e fustaneve te “Frida xhoi & xhei”, etj. Çdo gjë ecën me kohën, shpresoj të arrij të gjitha qëllimet e jetës sime.
 
 
Shkrimi u botua në numrin e sotëm (28 tetor 2014) të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com) 

 

5/2
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?



×

Lajmi i fundit

Rama u kërkon votën Shqiptarëve në Selanik: Të ngremë flamurin e Shqipërisë në BE brenda 2030

Rama u kërkon votën Shqiptarëve në Selanik: Të ngremë flamurin e Shqipërisë në BE brenda 2030