'Mbrojti Berishën 'non grata' tek kanceleritë e huaja!' Flamur Noka zbulon pse Agron Gjekmarkaj u emërua drejtues qarku në Lezhë pa u pyetur anëtaria

'Mbrojti Berishën 'non grata' tek kanceleritë e huaja!' Flamur Noka zbulon pse Agron Gjekmarkaj u emërua drejtues qarku në Lezhë pa u pyetur anëtaria

Edi Paloka e Agron Gjekmarkaj në këshillin kombëtar

Foto: Flamur Noka, Edi Paloka e Agron Gjekmarkaj në këshillin kombëtar të PD-së, 6 shtator 2024

Tirane - Zhgënjimi i demokratëve të cilët Berisha i ushqen me iluzionin se do të ketë  hapje të partisë, emra apo fytyra të reja si drejtues politik, edhe këtë herë ishte i madh.

 Lista e drejtuesve të 12 qarqeve të Partisë Demokratike nuk përbëri asnjë risi, por kishte emrat e personave të cilët kanë dhënë dhe vijojnë të japin kontribut për të mbrojtur Sali Berishën, kauzën e tij për tu liruar nga 2 ‚non grata‘ e SHBA dhe Britanisë dhe hetimet e SPAK për aferën e privatizimit të ish kompleksit sportiv 'Partizani'' për të cilën akuzohet dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi. 

Një nga këta ishte Agron Gjekmarkaj, i cili është zgjedhur nga kryesia e PD-së (më 4 shtator 2024) drejtues i qarkut të PD-së në Lezhë pa u pyetur anëtarësi. Kjo e fundit shprehu hapur zhgënjimin. Madje në një intervistë për Report Tv, ish kreu i PD-së së Lezhës Paulin Marku tha se emërimi i Agron Gjekmarkajt si drejtues politik i këtij qarku ka ngjallur pakënaqësi në shumicën e grup seksioneve të Lezhës, të cilat përbëhen nga demokratë që e mbështetën Berishën kur nisi nismën e foltores kundër Bashës.

"Nuk mund të jesh drejtues i një qarku kur nuk ke takuar demokratët e Lezhës nga momenti që merr një mandat deputeti po nga këto demokratë. Ky është vendim kryesia, nëse është cështje pazaresh apo intersa personale nuk i përkasin interesave të demokratëve, e nevojës së qytetarëve të ndershëm për një ndryshim real të politikës në Shqipëri" deklaroi Paulin Marku gjatë intervistës.

Por pse u zgjodh Agron Gjekmarkaj?
E zbuloi Flamur Noka, sekretari i përgjithshëm i PD-së gjatë debateve të nxehta me Myslim Murrizin në mbledhjen e këshillit kombëtar të PD-së të 6 shtatorit.

Sipas Flamur Nokës, Gjekmarkaj është ura lidhëse e Berishës me kancelaritë e huaja për të vijuar betejën e tij për të hequr 2 nongratat, nga SHBA dhe Britania e Madhe

Pjesë nga debate me dyer të mbyllura

Myslim Murrizi:  'Bardhi dhe Gjekmarkaj nuk u zgjodhën me vote. Erdhën si te bashkuar në diversitet e na u bënë diversante.'

Flamur Noka: '" Gjekmarkaj është njeriu që ka bërë më shumë për të dënuar burgimin politik të Berishës, me shume se askush tjetër, duke komunikuar me kancelaritë e huaja'

Kjo vërteton se lista e drejtuesve të qarqeve të Partisë Demokratike nuk përbën asnjë risi. Për përzgjedhjen e tyre nuk është pyetur fare anëtarësia dhe as janë votuar,  por janë përzgjedhur për kontributin që kanë dhënë  për ekzistencën e Sali Berishës.

E kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së Edi Paloka e mbyll mbledhjen me një  'shkelje syri', si në shkrepjen e kapur nga LSA


Lajmi kryesor:

Debate të nxehta në Këshillin Kombëtar të PD-së! Anëtarësia llogari Nokës për drejtuesit e qarqeve! Sekretari i Përgjithshëm: Janë tagër i Berishës! Kryetari: Këto 9 muaj vetëm sulm!


S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mbyllet edhe Merdari, Gërvalla thirrje urgjente SHBA-së, e NATO-s: Ndërhyni të parandaloni Vuçiçin për përshkallëzimin e situatës

Mbyllet edhe Merdari, Gërvalla thirrje urgjente SHBA-së, e NATO-s: Ndërhyni të parandaloni Vuçiçin për përshkallëzimin e situatës