Aleatët pas takimit me Bashën: Javën e ardhshme publikojmë draftin për Reformën Zgjedhore sipas OSBE (pa ndryshim sistemi)

TIRANE- Reforma Zgjedhore po bashkon në një pikë të përbashkët Partinë Demokratike dhe qeverinë, pikërisht lidhur listat e kandidatëve, pikë kjo që nuk përputhet me kërkesat e aleatëve dhe opozitës parlamentare.

Kreu i Partisë Demokristiane Nard Ndoka tha në studion e emisionit Repolitix me gazetarin Denis Minga, menjëherë pas takimit të aleatëve në selinë blu, se brenda javës së ardhshmme opozita do të publikojë draftin me propozimet për 'Zgjedhoren' sipas rekomandimeve të OSBE (pa ndryshim sistemi). Ndoka tha se kjo pikë është dakordësuar nga palët, ndërsa theksoi se Reforma Zgjedhore e miratuar në këto kushte do të jetë e vlefshme vetëm për zgjedhjet lokale.

Kreu i PD Lulzim Basha u shpreh para takimit me aleatët se cilido sistem zgjedhor të miratohet do të dështojë nëse nuk garantohet ndarja e politikës nga krimi, ndalja e blerjes së votave dhe ndëshkimi i krimeve zgjedhore nga një drejtësi e pavarur.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:46
Duka: Klima politike po ndryshon! Gjendja në Shijak pas tërmetit shumë e rëndë! Janë caktuar bonuset e qirave, por nuk ka shtëpi

1578514133_duka1.jpg

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka u shpreh se ka besim tek reformat që po bëhen në vend. "Klima po ndryshon dhe disa reforma po bëhen. Unë jam nga ata që kanë besim tek Reforma në drejtësi. Krahasimisht më gjendjen ka qenë besoj se ka pasur ndryshime. Besoj se edhe politikanët që kanë përfituar nga ata me rekorde kriminale do kenë frikë", u shpreh Duka.

Ai u ndal të fliste edhe për situatën në Shijak pas tërmetit të 26 nëntorit, ku theksoi se nuk ka përfunduar ende vlerësimi i banesave të dëmtuara.

"Gjendja në Shijak është keq. Njerëzit janë munduar të sistemohen. Janë caktuar disa bonuse për shtëpi me qira, por nuk ka shtëpi. Nuk ka nisur puna për ndërtimin e atyre ndërtesave që janë prishur dhe më keq akoma, nuk ka përfunduar akoma vlerësimi i dëmeve të banesave që u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit", deklaroi Duka.

Ora 22:35
Kulluri: 'Lul Basha' nuk ngjall besim për një rotacion politik... dhe një mesazh për financimin e partisë

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri ka kriikuar opozitën dhe krydemokratin Lulzim Basha se nuk ofrojnë një alternativë të besueshme për zgjedhësit. "Rotacion politik do të ketë kur të ketë një alternativë më të mirë. Lulzim Basha nuk ngjall besim për një rotacion politik te shqiptarët. Lul Basha tallet. Çdo 6 muaj bën nga një aventurë. Problemi është që kur kryetari i PD bën takim me degën e PD në Vlorë dhe i vijnë vetëm 120 veta në takim, çfarë duhet të presësh më", u shpreh Kulluri.

Kulluri thumboi Bashën lidhur me financimin e Partisë Demokratike. "Ai mos të akuzojë Ramën kot, se e di ai shumë mirë për financimin e partive. Nëse do ketë një rotacion nesër unë dua të di nëse do të ndryshojë gjë në modelin e qeverisjes. Një gjë është e sigurt se Basha ka treguar se nuk ka lidhje me krimin. Por ku vjedh zgjedhjet për vete nuk më jep besim se nuk do t'i vjedhë edhe zgjedhjet për qeveri", u shpreh Kulluri.

Ora 22:05
Ndoka paralajmëron Bashën: Nëse bën marrëveshje të fshehtë me Ramën do të vijë fundi i tij politik

Kreu i PDK Nard Ndoka paralajmëroi kryedemokratin Lulzim Basha se nëse do bëjë një marrëveshje të dytë të fshehtë me kryeministrin Edi Rama, ky do të jetë fundi i tij politik. Ndoka tha se nëse Rama ndërton një axhendë për 'Zgjedhoren' me opozitën jashtëparlamentare janë të gatshëm të japin kontributin e tyre.

"Nëse Rama ndërton një axhendë sot me opozitën zyrtare jemi të gatshëm për të dhënë kontributin tonë, por jo me një opozitë 'Made In Rama', është e rëndësishme që opozita e bashkuar është plurale. Në momentin që Basha bën një marrëveshje ne Ramën pa dijeninë e aleatëve do të jetë fundi i tij politik.  Në 2021 nuk bëhet fjalë që do ketë zgjedhje të parakohshme. Aksioni opozitar do të intensifikojë forcën e vet, programin e vet. Ne na fajësojnë sepse Rama vazhdon qeverisjen. Kjo duhet të merret si një mesazh reflektimi për ne", u shpreh Ndoka.

Ora 21:45
Ndoka: Rama u ka premtuar gjermanëve se do të bëjë zgjedhje lokale aty ku nuk kishte kandidatë! Ne duam në të gjitha bashkitë

Kreu i Partisë Demokristiane Nard Ndoka deklaroi se Reforma Zgjedhore që do të miratohet sipas kushteve të Bundestagut gjerman do të aplikohet vetëm në zgjedhjet lokale. Ai tha se edhe vetë Rama është pro zhvillimit të zgjedhjeve në bashkitë ku nuk kishte kandidat në 30 qershor, premtim të cilin e ka bërë edhe para Bundestagut gjerman.

"Jemi në aksion opozitar. Kryesore ishte vendimi i Bundestagut gjerman. Ne si opozitë kemi pranuar të zbatojmë ato kërkesa. Reformë zgjedhore e shohim në funksion të zgjedhjeve të bashkive (lokale). Kjo reformë është e shkruar në këtë mënyrë. Ky kod zgjedhor është për përsëritjen e këtyre zgjedhjeve. Rama e ka pranuar përsëritjen e zgjedhjeve. E ka dhënë si premtim në Bundestag, aty ku nuk ka pasur kandidat. Ne kërkojmë të gjitha bashkitë. Opozita kërkon përsëritjen e zgjedhjeve sepse ato janë të jashtëligjshme. Ne nuk kemi ndryshuar qëndrim apo gjykim në lidhje me Ramën. Në aspektin politik një person që është kapur duke urdhëruar blerjen e votave, nuk besoj se ai ka vullnet për të organizuar ai zgjedhjet. Ne nuk po e përkëdhelim Ramën. Jemi krejt të qartë. Nuk mund të ketë zgjedhje me Ramën kryeministër. Ky është qëndrimi i opozitës. Është qëndrim i palëkundur i joni", u shpreh Ndoka.

Ora 21:20
Ndoka zbulon planin e opozitës: Javën e ardhshme publikojmë draftin final për 'Zgjedhoren' sipas OSBE (pa ndryshim sistemi)

Kreu i Partisë Demokristiane Nard Ndoka ka deklaruar në emsionin Repolitix se opozita e bashkuar do të publikojë javën e ardhshme draftin final me ndryshimet për Reformën Zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE (pa ndryshim sistemi).

"Komisioni që është ngritur po punon mbi rekomandimet e OSBE për një kod zgjedhor. Kjo reformë do përfundonte në fund të dhjetorit, por për shkak të tërmetit është e justifikuar shtyrja e saj. Me ngritjen e Gjykatës Kushtetuese, do ketë një vendim për zgjedhjet lokale. Edhe vetë opozita është e interesuar për ndërrimin e sistemit. PS nuk është prononcuar asnjëherë për sistemin, ndërsa PD ka qenë e qartë në raport me. Basha ka premtuar ndryshim sistemi. Basha nuk është tërhequr fare dhe e ka thënë se është i hapur për të diskutuar ndryshimin e sistemit. Duhet një sistem sa më përfaqësues. Konsesusi është i padiskutueshëm. Është një debat që zien edhe brenda nesh. Edhe Basha vetë këto qëndrime i ka bërë publike. Javën tjetër do të publikojë edhe draftin final me ndryshimet për Reformën Zgjedhore vetëm me rekomandimet e OSBE (pa ndryshim sistemi). Nëse opozita parlamentare arrin të krijojë draftin është e mirëpritur. Unë shoh disa deputetë të pavarur në Kuvend. Janë thjesht kartona që Rama i kontrollon, i ka blerë.", u shpreh Ndoka.

Ora 21:12
Reforma Zgjedhore/ Agron Duka flet pas takimit me Bashën: Propozime konkrete brenda janarit

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka ka deklaruar në emisionin Repolitix se brenda Janarit, opozita do të dërgojë rekomandime konkrete për Reformën Zgjedhore në funksion të rekomandimeve të OSBE.

"Folëm për atë që duhet të bëjmë si opozitë për këtë vit dhe Reformën zgjedhore, për të plotësuar kushtet e Bundestagut për aq sa ka në dorë opozita dhe jo ato që ka në dorë mazhoranca. Propozimet konkrete të jenë në një kohë brenda janarit. Në këtë rast të dy Rama dhe Basha janë në funksion të rekomandimeve të OSBE. Nëse do e kishin gjetur paktin do e kishin gjetur me kohë por janë të detyruar të përmbushin ato detyrime", u shpreh Duka.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vesh gjati: 09/01/2020 09:02

    Çfar turpi e çfar skëtere mer pjes në politik nard vesh gjat ndoka. Ky gomari ler me 7 klas shkoll pa të mesme e me shkoll të lart është ekzenplar si IDJOT e ky ka 30 vjet që mer pjes në politik. Mjer Shqiptarët e shkret çfar politike kan.

    Përgjigju
  • W.w: 09/01/2020 07:39

    Doli per te folur i mençuri, i bukri,Nard gomari,prandaj shqiperia me keto te pa shkolluar nuk ecen kurr perpara

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille