Alexis Sanchez përgatitet
“për të fluturuar” në Francë

Alexis Sanchez përgatitet<br />“për të fluturuar” në Francë
Lojtari kilian i ekipit të Arsenalit është parë ditën e sotme të takohet me drejtorin sportiv dhe shefin ekzekutiv të ekipit francez PSG përpara një transferimi të mundshëm në Ligue 1 me vlerë 50 milionë €.

Palët janë takuar në hotelin “Royal Monceau” në mesditë. Në këtë hotel ekipi kryeqytetas kryen transferimet e futbollistëve.

Arsene Eenger u shpreh i sigurtë se ish-lojtari i Barcelonës do të qëndrojë te Topcinjtë.

Ndër të tjera ai foli dhe për pozicionimin në vijën e sulmit me kolegun e ri francezin Alexander Lacazette.

Por, bisedimet për rinovimin e kontratës së Sanchez janë ndërprerë dhe kiliani kërkon të luajë në një ekip tjetër që sezonin e ardhshëm është i kualifikuar në Champions League.

Agjenti i Sanchez Fernando Felicevich po shrytëzon interesimin e klubeve miliardere të Manchester City-t dhe PSG-së për të rritur kërkesat për pagën e klientit.

Trajneri katalanas i Qytetarëve Pep Guardiola beson se klubi britanik do të finalizojë me sukses transferimin e Alexis Sanchezit nga Arsenal te Manchester City.

Kiliani shënoi 24 gola në sezonin e fundit me Arsenalin.

Në Kili deklaroi se ai dëshiron medoemos të luajë vitin tjetër në kompeticionin e Ligës së Kampioneve.

Arsenali nuk arriti të siguronte kualifikimin në Champions League për 2017-2018. Londinezët u renditën në vendin e pestë sezonin e kaluar.

“E vërteta është vendimi nuk varet nga unë. Unë e kam marrë vendimin tim, por tani jemi në pritje të përgjigjes së klubit të Arsenalit. Varet nga ata. Mua më duhet të presë të mësojë se çfarë duan ata. Qëllimi im është të luajë dhe të fitojë Ligën e Kampioneve. Është një ëndërr e fëmijërisë sime", tha Sanchez.

Redaksia Online
d.v./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Rutte përsërit mbështetjen e NATO-s për Ukrainën në luftën kundër Rusisë

Rutte përsërit mbështetjen e NATO-s për Ukrainën në luftën kundër Rusisë