Një nënë, e cila ka pasion makinat automobilistike, i ka vendosur fëmijëve të saj emra markat e makinave. Nëna 28-vjeçare Joy Lowther i ka vendosur emrat fëmijëve Mercedes, Alfa, dhe Porsche.
Dy prej vajzave quhen përkatësisht Mercedes dhe Porsche, kurse djali tjetër Alfa. Fillimisht djali u quajt Alfie, por më pas u quajt Alfa, që rrjedh nga makina Alfa Romeo. Përsa i përket vajzës Porsche, historia e emrit të saj është shumë e veçantë.
Vogëlushja lindi në një supermarket nga nëna e saj, dhe siç e përshkruan 28-vjeçarja, lindi me "shpejtësi të lartë". Kjo ka qenë dhe arsyeja që e quajti Porsche, sepse në të vërtetë kjo është një makinë sportive shumë e shpejtë.
28-vjeçarja ka një djalë tjetër të quajtur Frank dhe mendon se emrat e makinave janë shumë të bukur. Tani ajo është duke planifikuar të bëjë një tjetër fëmijë. Në qoftë se do të jetë djalë, ajo mendon ta quajë Bentley.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com