/ATSH-ANSA/ - Në Itali ai që falet ka të drejtën të falet dhe të drejtën për të thënë që është në anën e ligjit dhe të policisë italiane, që rrezikon jetën e saj për të mbrojtur atë të të tjerëve, deklaroi ministri i Brendshëm italiane, Angelino Alfano, i cili gjendet në Uashington për të marrë pjesë në takimin që zhvillon Shtëpia e Bardhë kundër ekstremizmit të dhunshëm, veçanërisht atij që është shfaqur kohët e fundit dhe që ka të bëjë me Shtetin Islamik (ISIS).
"Ne do të organizojmë një takim me komunitetet dhe shoqatat kryesore islamike në Itali për të filluar një dialog që mendojmë se është rruga e duhur për mënjanimin e ngjarjeve tragjike në vendin tonë", theksoi ai.
"Ne mendojmë edhe se ky dialog do të tregojë qartë kapacitetin e qeverisë sonë që i mëshon faktit se përbën një temë esenciale dallimi mes atij që falet dhe atij që qëllon", shtoi ministri i Brendshëm italian, Angelino Alfano.
/Shqiptarja.com