Në 100-vjetorin e “Udhrit të Skënderbeut”, presidenti Bajram Begaj dekoroi ish-presidentin Alfred Moisiu me “Yllin e Madh” të "Urdhrit Suprem të Shqiponjës".
Po ashtu, "Ylli i Madh" u dekoruan nga kreu i shtetit edhe kirurgu i shquar Besim Elezi, si dhe gjuhëtari Seit Mansaku.
"Oficer i Madh", presidenti Begaj dekoroi studiuesir Aurel Plasari dhe Mateo Mandala, historianin Pëllumb Xhufin, dhe albanologun arbërësh Francesco Altimari.
Me gradën "Oficer i Madh" i "Urdhrit Suprem të Shqiponjës" u dekoruan edhe Ernesto Madeo, kryetari i komunës Shën Mitri në Kalabri të Italisë, si dhe Mimoza Dhëmbi.
Edhe "babai" i Kodit Penal të Shqipëisë, Ismet Elezi, është dekoruar nga Begaj "Ylli i Madh" i "Urdhrit të Lisit Akademik".
Arkeologia Shpresa Gjongecaj, ushtaraku Zyber Dushku, akademikia Etleva Domi dhe matematikania Fioralba Cakoni u dekoruan "Komandar".
Sportisti dhe trajneri Igli Tare, si dhe kolonel Ajet Jata u dekoruan "Kalorës" i "Urdhrit të Skënderbeut".
Mësuesi Gjovalin Bicaj është dekoruar "Kalorës" i "Udhrit të Lisit Akademik".
Lajm në përditësim...
Në 100-vjetorin e "Urdhrit të Skënderbeut", kryeministri Edi Rama i dorëzoi medalione të këtij urdhri familjarëve të të ndjerëve Artan Lame dhe Filip Rrumbullaku.
Kreu i qeverisë tha se këto 2 personalitete kanë kontribut të pamohueshëm në rikthimin e vlerës së vërtetë të medaljeve dhe zakoneve shtetërore.
"Me propozim të Kancelarit do t’u dorëzojmë dy medalje të 100-vjetorit të urdhrit, Artan Lames dhe Filip Rrumbullakut. Dy burra që nuk janë më, por pasioni dhe dijet e tyre për urdhrat, medaljet dhe zakonet e tjera të shtetit do të kujtohen si matës të integritetit. Sot Republika u shpreh mirënjohjen e saj për të ndjerët",- tha Rama.
Komente












