Në 100-vjetorin e “Udhrit të Skënderbeut”, presidenti Bajram Begaj dekoroi ish-presidentin Alfred Moisiu me “Yllin e Madh” të "Urdhrit Suprem të Shqiponjës".

Po ashtu, "Ylli i Madh" u dekoruan nga kreu i shtetit edhe kirurgu i shquar Besim Elezi, si dhe gjuhëtari Seit Mansaku.

"Oficer i Madh", presidenti Begaj dekoroi studiuesir Aurel Plasari dhe Mateo Mandala, historianin Pëllumb Xhufin, dhe albanologun arbërësh Francesco Altimari.

Me gradën "Oficer i Madh" i  "Urdhrit Suprem të Shqiponjës" u dekoruan edhe Ernesto Madeo, kryetari i komunës Shën Mitri në Kalabri të Italisë, si dhe Mimoza Dhëmbi.

Edhe "babai" i Kodit Penal të Shqipëisë, Ismet Elezi, është dekoruar nga Begaj "Ylli i Madh" i "Urdhrit të Lisit Akademik".

Arkeologia Shpresa Gjongecaj, ushtaraku Zyber Dushku, akademikia Etleva Domi dhe matematikania Fioralba Cakoni u dekoruan "Komandar".

Sportisti dhe trajneri Igli Tare, si dhe kolonel Ajet Jata u dekoruan "Kalorës" i "Urdhrit të Skënderbeut".

Mësuesi Gjovalin Bicaj është dekoruar "Kalorës" i "Udhrit të Lisit Akademik".

Lajm në përditësim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:02
Nderohet Alfred Moisiu, ish-Presidenti: I kam shërbyer gjithë jetës kombit

1765400622_80001765394415xmosiiunderim788.webp

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, me rastin e 100-vjetorit të Urdhrit të Skënderbeut, ndau sot medaljet e vlerësimit për personalitete në fusha të ndryshme, në botën shqiptare.

Mes të vlerësuarve nga Urdhri ishte edhe ish-presidenti Alfred Moisiu, i cili u vlerësua me titullin “Ylli i Madh”.

Medalja iu dorëzua nga presidenti Bajram Begaj.

“Unë ju falënderoj dhe respektoj për këtë medalje. Në moshën time, 96 vjeç, ky vlerësim merr tjetër kuptim për mua, si dëshmi e përpjekjeve për vendin dhe qytetarët. Falënderoj familjen, bashkëpunëtorët, miqtë, që më kanë dhënë forcë e motivim të vazhdueshëm. E konsideroj këtë medalje, si mesazh se vlera, puna dhe integriteti mbeten gjithmonë të çmuara. Në familjen time, dashuria për atdheun kanë qenë motiv i trashëguar. Ju siguroj se do vazhdoj më tej, pavarësisht nga mosha. Gjithmonë do jem në shërbim të kombit tonë”, tha Moisiu.

Ora 19:57
Rama i jep medalionet e 100-vjetorit të 'Urdhrit të Skënderbeut' familjarëve të Artan Lames dhe Filip Rrumbullakut

Në 100-vjetorin e "Urdhrit të Skënderbeut", kryeministri Edi Rama i dorëzoi medalione të këtij urdhri familjarëve të të ndjerëve Artan Lame dhe Filip Rrumbullaku.

Kreu i qeverisë tha se këto 2 personalitete kanë kontribut të pamohueshëm në rikthimin e vlerës së vërtetë të medaljeve dhe zakoneve shtetërore.

"Me propozim të Kancelarit do t’u dorëzojmë dy medalje të 100-vjetorit të urdhrit, Artan Lames dhe Filip Rrumbullakut. Dy burra që nuk janë më, por pasioni dhe dijet e tyre për urdhrat, medaljet dhe zakonet e tjera të shtetit do të kujtohen si matës të integritetit. Sot Republika u shpreh mirënjohjen e saj për të ndjerët",- tha Rama.