Alfred Bualoti: Butrinti mbijetoi 
 do ta çojmë edhe në Korfuz 

Alfred Bualoti: Butrinti mbijetoi <br /> do ta çojmë edhe në Korfuz 
Siti Arkeologjik i Butrintit, në qytetin turistik të Sarandës, mbrëmjen e së mërkurës ka thyer heshtjen antike me shfaqjen e parë të festivalit teatror Butrinti 2000. 
Kjo traditë e bukur e festivalit të drejtuar prej 16 vjetësh nga regjisori e aktori i njohur Alfred Bualoti arrin të mbijetojë. 

Nuk vijnë si vite më parë 12 apo 13 shfaqje nga vende të ndryshme të botës, por sipas drejtorit Bualoti, bashkia e Sarandës po merr masa ta mbajë të gjallë skenën e festivalit të Butrintit.

''Që në krye të herës në subvencionin e marrë nga Ministria e Kulturës u gjendëm përballë një dileme që ta vazhdonim apo jo festivalin. Por ishte Bashkia e Sarandës ajo që na dha një garanci që duhet ta vazhdonim aventurën, në veçanti na ndihmoi kryetarja e Bashkisë. Në saj të bashkisë ne e relizojmë edicionin e 14 të festivalit'', u shpreh Bualoti.

Më tej, drejtori i festivalit Alfred Bualoti u shpreh se synon ta shtrijë këtë festival përtej brigjeve të Jonit, në  Korfuzin fqinj, në Greqi. 

''Sigurisht që festivali nuk të do të mjaftohet vetëm me Sarandën. Ne do ta shtrijmë edhe një qytet tjetër, biles kemi një ide më të avancuar. Këtë festival në disa nga shfaqet e tij më të mira ne do ta japim edhe në vendin tonë fqinj, në Korfuz'', shtoi më tej Bualoti.

E para që ka zgjuar skenën e festivalit teatror të Butrintit në qiell të hapur ka qenë drama shqipe e Stefan Çapalikut “Made in Albania” me regji të Altin Bashës. Publiku ka duartrokitur lojën e aktorëve të njohur Luftar Paja e Zyliha Miloti. Loja aktoriale e tyre është pasuar me një aradhë prej 11 aktorësh të rinj e të talentuar si Shegushe Bebeti, Albana Kocaj, Eglantina Ceno, Florian Agalliu e të tjerë.

Shfaqja “Made in Albania” trajton një problem të nëndheshëm të shoqërisë shqiptare. Ngjarjet zhvillohen në një biznes fasonësh, ku shfrytëzohet krahu i punës i grave të të gjitha moshave.

Këtë shfaqje me gjithë problematikën që ngre e kanë bërë tërheqëse për publikun situatat e bukura komike, por edhe koreografia e Gjergj Prevazit e muzika e Endri Sinës.

festivali butrintit

festivali butrintit

festivali butrintit

festivali butrintit
 
Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?



×

Lajmi i fundit

'Azgan, Azgan, po të luajti njeri atje…', pse duhen arrestuar edhe prindërit e vrasësit të policit

'Azgan, Azgan, po të luajti njeri atje…', pse duhen arrestuar edhe prindërit e vrasësit të policit