Posteri i Këlliçit, Alfred Lela e merr në mbrojtje: O sovjetikët e Tiranës, Belo që nxjerr gishtin e mesit është guxim politik

Posteri i Këlliçit, Alfred Lela e merr në mbrojtje: O sovjetikët e Tiranës, Belo që nxjerr gishtin e mesit është guxim politik

Zëdhënësi i Rithemelimit Alfred Lela ka marrë në mbrojtje Belind Këlliçin posterit të tij duke nxjerrë gishtin e mesit. Sipas Lelës ky është një akt i guximshëm dhe se është një mënyrë komunikimi se nuk mund të vazhdojnë që të ulin kokën ndaj padrejtësive.

‘Atyre që sëkëlldisen nga posteri i “Ciao” Belos! Së pari, është simbolikë politike; Së dyti, është guxim politik; Së treti, është mënyrë e të thënit se, nuk mund të vazhdojmë të ulim kokën dhe as gishtat, kur gjërat kanë ikur për gisht; Së katërti, gishti, grushti, bërryli janë pothuajse toteme të komunikimit urban dhe politik;

Së pesti, pse mërziteni kaq shpejt me një ‘kundravajtje’ etike të një kandidati opozitar, sa kohë që lopëroni në lëndinën qeveritare me lopata, pemë potemkinase dhe lejfenë të dalluar, ku bajgat e një kontroversialiteti kallp, i hapin stërkat edhe deri te ju, o pelegrinë të Partisë së Namuzit!;

Së gjashti, reagimi ndaj gishtave të Belos ngjan me tërbimin që kishit kur Bashkia drejtohej nga Basha dhe vendoseshin ato shitoret e drunjta në Pedonale. Nuk kishte digë t’ju ndalte në urrejtjen elitiste për qoftet, birrat dhe argëtimin e “vegjëlisë”. Kur erdh’ Veliaj, dhe e mbush sa herë don sheshin Skënderbej- sa 120 pedonale bashkë- me tollovi, tallava e ça-ke-me-ta, e squllni sqepin dhe bini squk;

Së shtati, po më kujtohet itash një shprehje e BHL që thotë: Amerika është vend i madh sepse atje, askush nuk e ka të drejtën që të mos ofendohet.

(këtë të fundit e kam për neo-sovjetikët e Tiranës që bëjnë si proto-amerikanë të orëve më të para).’- shkruan Lela.


Lajmi kryesor:

Belind Këlliçi nxjerr gishtin e mesit në publik! Reagojnë ashpër qytetarët, komunitetet fetare dhe institucionet: E papranueshme, ofenduese e anti vlerë


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Trump do të blejë Grenlandën, Danimarka rrit shpenzimet për mbrojtjen e ishullit

Trump do të blejë Grenlandën, Danimarka rrit shpenzimet për mbrojtjen e ishullit