Belind Këlliçi nxjerr gishtin e mesit në publik! Reagojnë ashpër qytetarët, komunitetet fetare dhe institucionet: E papranueshme, ofenduese e anti vlerë

Nuk mjafton vetëm fakti që ende nuk ka sqaruar qytetarët e Tiranës për mungesën e një diplome të shkollës së mesme, por Belind Këlliçi, kandidati i dyshes Berisha-Meta ka bërë një skandal. Në një kohë që të gjitha sondazhet e bëra nga televizione të ndryshme vetëm 20 ditë para zgjedhjeve e nxjerrin humbës, kandidati i Berishës dhe i Metës ka kaluar në gjeste të papërshtatshme.

Në posterat që ai ka vendosur t’u paraqitet qytetarëve të Tiranës, por edhe në postime në profilin e tij në rrjetet sociale, Këlliçi ka postuar dy duar duke nxjerrë gishtin e mesit. Mesazhi i Këlliçit është që t’i nxjerrë gishtin e mesit korrupsionit, por kjo duket se nuk është mënyra e duhur që duhet ta bëjë, ai që pretendon të jetë qytetari i parë i Tiranës.

Poseri ka sjellë dhe revoltimin e shumë ndjekësve të tij në rrjete sociale, të cilët pavarësisht nëse janë demokratë apo socialistë, e cilësojnë të padenjë një sjellje të tillë.

Mesazhin e Këlliçit që t’i nxjerrë gishtin e mesit korrupsionit, komunitetet fetare, disa institucione dhe vetë qytetarët e shohin si mënyrë të gabuar. Në rrjetet sociale, besimtarët të komunitetit mysliman, e kanë dënuar gjestin e kandidatit të dyshes Berisha-Meta, Belind Këlliçi. Përmes një reagimi, Xhamitë e Tiranës nënvizojnë se kandidati i koalicionit "Bashkë Fitojmë" ka bërë një veprim të papranueshëm, duke treguar gishtin e mesit në ambiente publike ku kalojnë familjare dhe fëmijë.

Reagime për posterin e Këlliçit pati edhe nga “Aleanca kundër Gjuhës së Urrejtjes”, pjesë e së cilës janë Avokati i Popullit, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Autoriteti i Mediave Audiovizive dhe Këshillit Shqiptar i Medias.

“Përdorimi i imazheve dhe gjesteve fyese në fushata elektorale që cenojnë dinjitetin e njeriut janë të papranueshme dhe të sanksionueshme me ligjin zgjedhor. Aleanca kundër Gjuhës së Urrejtjes vlerëson vendimmarrjen e fundit të KQZ për heqjen e billbordeve denigrues duke nxitur subjektet zgjedhore të vetëpërmbahen për të pasur kujdes edhe në mesazhin që u jepet gjeneratave të reja”, thuhet në reagim.

Një gjest i tillë është krejtësisht i pahijshëm dhe duket se këtë e ka kuptuar edhe vetë Këlliçi i cili ka zgjedhur që t’i sfumojë gishtat.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:31
Posteri i Këlliçit, Alfred Lela e merr në mbrojtje: O sovjetikët e Tiranës, Belo që nxjerr gishtin e mesit është guxim politik

Zëdhënësi i Rithemelimit Alfred Lela ka marrë në mbrojtje Belind Këlliçin posterit të tij duke nxjerrë gishtin e mesit. Sipas Lelës ky është një akt i guximshëm dhe se është një mënyrë komunikimi se nuk mund të vazhdojnë që të ulin kokën ndaj padrejtësive.

‘Atyre që sëkëlldisen nga posteri i “Ciao” Belos! Së pari, është simbolikë politike; Së dyti, është guxim politik; Së treti, është mënyrë e të thënit se, nuk mund të vazhdojmë të ulim kokën dhe as gishtat, kur gjërat kanë ikur për gisht; Së katërti, gishti, grushti, bërryli janë pothuajse toteme të komunikimit urban dhe politik;

Së pesti, pse mërziteni kaq shpejt me një ‘kundravajtje’ etike të një kandidati opozitar, sa kohë që lopëroni në lëndinën qeveritare me lopata, pemë potemkinase dhe lejfenë të dalluar, ku bajgat e një kontroversialiteti kallp, i hapin stërkat edhe deri te ju, o pelegrinë të Partisë së Namuzit!;

Së gjashti, reagimi ndaj gishtave të Belos ngjan me tërbimin që kishit kur Bashkia drejtohej nga Basha dhe vendoseshin ato shitoret e drunjta në Pedonale. Nuk kishte digë t’ju ndalte në urrejtjen elitiste për qoftet, birrat dhe argëtimin e “vegjëlisë”. Kur erdh’ Veliaj, dhe e mbush sa herë don sheshin Skënderbej- sa 120 pedonale bashkë- me tollovi, tallava e ça-ke-me-ta, e squllni sqepin dhe bini squk;

Së shtati, po më kujtohet itash një shprehje e BHL që thotë: Amerika është vend i madh sepse atje, askush nuk e ka të drejtën që të mos ofendohet.

(këtë të fundit e kam për neo-sovjetikët e Tiranës që bëjnë si proto-amerikanë të orëve më të para).’- shkruan Lela.

Ora 19:13
Posteri i Belind Këlliçit, reagon Aleanca kundër Gjuhës së Urrejtjes: E papranueshme, gjeste fyese që cënojnë dinjitetin e njeriut

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Avokati i Popullit dhe Autoriteti i Mediave Audiovizive, 3 institucionet që formojnë Aleancën kundër Gjuhës së Urrejtjes, e kanë quajtur të papranueshme vendosjen e posterit të Belind Këlliçit ku shfaqet me gishtat e mesit në rrugët kryesore të kryeqytetit.

Aleanca kundër Gjuhës së Urrejtjes në reagimin e bërë, e konsideron si një veprim që çënon të dinjitetin e njeriut dhe të sanksionueshëm nga ligji zgjedhor. Më tej në reagim bëhet thirrje që partitë politike të vetëpërmbahen dhe të kenë kujdes në mesazhet që përcjellin për gjeneratat e reja.

Deklarata e Plotë:

Aleanca kundër Gjuhës së Urrejtjes konstatoi përmbajtje jo përshtatshme në posterat elektoral të vendosura në zona të ndryshme të Tiranës.

Përdorimi i imazheve dhe gjesteve fyese në fushata elektorale që cenojnë dinjitetin e njeriut janë të papranueshme dhe të sanksionueshme me ligjin zgjedhor.

Aleanca kundër Gjuhës së Urrejtjes vlerëson vendimmarrjen e fundit të Komisioneri Shtetëror të Zgjedhjeve për heqjen e bilbordeve denigrues duke nxitur subjektet zgjedhore të vetpërmbahen për të pasur kujdes edhe në mesazhin që iu jepet gjeneratave të reja. Partitë politike nuk duhet të heqin dorë nga roli edukues dhe modeleve pozitive për shoqërinë.

Aleanca kundër Gjuhës së Urrejtjes nxit subjektet zgjedhore të japin shembullin e mirëkuptimit, dialogut dhe paraqitjen e alternativave më mira në dobi të komuniteteve që do qeverisin pas zgjedhjeve. Përgjegjshmëria, kujdesja për fjalën e mirë është veti e liderëve të komuniteteve.

Aleanca kundër Gjuhës së Urrejtjes vë në dukje se Kodi i sjelljes për Partitë politike në Shqipëri i nënshkruar nga subjektet zgjedhore bazohet në respektimin e dinjitetit të barabartë të të gjitha qenieve njerëzore, lirinë e shprehjes dhe mendimit, dialogun demokratik, tolerancën dhe respektin e ndërsjelltë, duke luftuar kundër të gjitha formave të pretenduara të epërsisë së një grupi ndaj të tjerëve, si dhe diskriminimit dhe gjuhës së urrejtjes.

Ora 19:06
Urdhri i Psikologut kundër Belind Këlliçit: Mesazhet e tua janë fyese, denigruese dhe me përmbajtje bullizuese

Pas Komisonerit kundër diskriminimit dhe komuniteteve fetare në Shqipëri, lidhur me posterat fyes të vendosur nga kandidati Belind Këlliçi në rrugët e Tiranës ka reaguar dhe Urdhri i Psikologut. 

Përmes një komunikate zyrtare, Urdhri i Psikologut nënvizon se vendosja e postarave të tillë ku tregohet gishti i mesit në hapësira publike janë mesazhe fyese, denigruese dhe me përmbajtje bullizuese, të cilat jo vetëm që nuk janë etike, por mbi të gjitha bëhen në mënyrë të drejtëpërdrejtë shembull i reagimeve të papërmbajtura, bullizuese dhe fyese në popullatë. 

'Duke marrë shkas nga një poster i vendosur sot në rrugët kryesore të kryeqytetit, si pjesë e fushatës politike për zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës, Urdhri i Psikologut bën me dije:  Mesazhe fyese, denigruese dhe me përmbajtje bullizuese, jo vetëm që nuk janë etike, por mbi të gjitha bëhen në mënyrë të drejtëpërdrejtë shembull i reagimeve të papërmbajtura, bullizuese dhe fyese në popullatë.  Mesazhet që përcillen, nuk kanë target vetëm njerëzit e rritur, që arrijnë t'i seleksionojnë, por edhe fëmijët, për të cilët bëheni, me dashje ose pa dashje, modele që duan të ndjekin. 
Lutemi mbani në konsideratë në çdo mesazh që përcillet në rrugët kryesore të qytetit, si dhe në televizionet publike, apo kudo tjetër, se informacioni që përçohet duhet të jetë etik.  Pas gjithë fushatave që ndërmerren nga shoqëria civile, media, shkolla etj., kundër mesazheve bullizuese, është e paparanueshme që të promovojmë mesazhe të tilla në billborder-at e kryeqytetit.  Nuk mund të kërkojmë të ndërtojmë vlera mbi antivIera.'- thuhet në reagimin e Urdhërit të Psikologut.

Ora 18:56
Posteri me gishtin e mesit nga Këlliçi, ish-myftiu i Tiranës: Fyese dhe tallëse për qytetarët

Ish-myftiu i Tiranës, Ylli Gurra dënon gjestin e kandidatit të dyshes Berisha-Meta, Belind Këlliçi, i cili ka vendosur në rrugët e kryeqytetit një poster të pahijshëm, ku ai nxjerr gishtat e mesit.

Në një lidhje skype në ABC News, Ylli Gurra e cilëson si një veprim pa sens dhe tepër fyes dhe tallës për qytetarët e Tiranës.

“Shfaqja e tyre përgjatë rrugëve të kryeqytetit është një non-sens i madh nëse vetë kandidati për kryetar bashkie kryeqytetit ka qenë dakord me shfaqjen e një mënyrë kaq pa sens për të rrëzuar apo mposhtur një plagë të thellë shoqërore. Është qesharake, fyese, ofenduese për qytetarët të mund të mendosh se korrupsioni u parandaloka, apo zhduket si fenomen shoqëror me një gjest të tillë, aqytetar, acivilizues dhe akulturor. Aq më tepër që vet Belindi e ka shprehur që vjen nga një familje pa çka tre breza përpara me një background, fetar, pra një ish-myfti i asaj kohe. Dalja me një gjest të tillë është e papranueshme për qytetarët. Nuk është kjo mënyra e respektimit të qytetarëve të një kryeqyteti” u shpreh Gurra.

Ora 18:31
Pas xhamive, edhe kishat kundër Këlliçit: E papranueshme për një kandidat, fëmijët nuk kanë nevojë për shembuj banalitetesh

1682440410_f1a60e52ce5c480e97d183465faf0ee4.jpg

Pas reagimit të fortë të Xhami të Tiranës për posterat me gishtin e mesit, edhe komuniteti i krishterë në Shqipëri ka dalë kundër Belind Këlliçit.

Përmes një deklarate publike, Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë thekson se fëmijët nuk kanë nevojë për shembuj banalitetesh, prandaj nuk mund të jetë e pranueshme normalizimi i banaliteteve në hapësirat publike të qytetit tonë, aq më tepër nga dikush që dëshiron të jetë qytetari i parë i tij.

Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë i vë në dukje kandidatit Këlliçi se sjellja e tij është e papranueshme dhe nuk është në përputhje me etikën qytetare. 
 
"Korrupsioni nuk luftohet me banalitet! 
Ndërtimi i vlerave qytetare përfshin respektimin e njerëzve duke mos e katandisur debatin në sharje banale. Fëmijët tanë nuk kanë nevojë për shembuj banalitetesh, prandaj nuk mund të jetë e pranueshme normalizimi i banaliteteve në hapësirat publike të qytetit tonë, aq më tepër nga dikush që dëshiron të jetë qytetari i parë i tij.
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” ka bërë një veprim të papranueshëm, duke treguar gishtin e mesit në ambjente publike ku kalojnë familjarë dhe fëmijë. Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë i vë në dukje kandidatit të saj se sjellja e tij është e papranueshme dhe nuk është në përputhje me etikën qytetare. Gjithashtu, i bëjmë thirrje KQZ-së të ndërhyjë në kohë për të parandaluar ndikimin negativ të sjelljes së kandidatit në imazhin e qytetit dhe në integritetin e zgjedhjeve. Ndërkohë, ne vazhdojmë të lutemi për procesin zgjedhor të 14 Majit e për të gjithë kandidatët që janë duke garuar, të mos veprojnë nën trysninë e fushatës, por të jenë të ndërgjegjshëm, ku përmes kandididimit të përçojnë vlera dhe sjellje nderuese për gjithë familjen dhe respektin për qytetarët e këtij qyteti/vendi", shkruhet në deklaratë. 

Ora 18:12
Lumë komentesh në rrjetet sociale, qytetarët shpërthejnë kundër Këlliçit: Kemi fëmijë; Fotot me gishtin e mesit janë një turp

Posterat e kandidatit të Berisha-Meta, Belind Këlliçi ku ai shfaqet duke treguar gishtërinjtë e mesit, nuk miratohet nga qytetarët në rrjetet sociale. Qytetarët thonë se të tregosh gishtin e mesit në ambiente publike ku kalojnë familjare dhe fëmijë është e papërgjegjshme dhe e pashembullt 

1682428693_kellicipostera.jpg

Janë pafund komentet për të kuptuar revoltën qytetare ndaj posterave fyese të Këlliçit, të cilat kalojnë çdo kufi etik. 

“Si një nga përfaqësuesit e këshillit të prindërve në gjimnazin "Qemal Stafa" ku fëmija im studion shpreh mospajtim dhe dënoj këtë veprim pasi tregon mungesë qytetarie dhe fyerje për profilin e një kandidati pretendent për kryetar Bashkie. Për foto/imazhe të tilla sanksionohen penalitete në ligjin nr. 18/2017 "Për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës" ku përcaktohet se autoritetet publike e jopublike, si dhe gjykatat, kanë si konsideratë parësore interesin më të lartë të fëmijës në të gjitha veprimet dhe vendimet që merren në lidhje me fëmijët. Interesi më i lartë i fëmijës nënkupton të drejtën e fëmijës për të pasur një zhvillim të shëndetshëm fizik, mendor, moral, shpirtëror e social”, thekson Ylli Zgjani, përfaqësues i këshillit të prindërve në gjimnazin "Qemal Stafa".

Një tjetër komentues, Xhenina Pashaj shkruan: “Është shumë e shëmtuar që edhe e reklamon këtë sjellje si "zgjidhjen e halleve të popullit". Ka gjëra më konkrete që sapo ke shkelur. Unë kaloj përditë në rrugët e Tiranës, përkatësisht për tek çerdhja nr.8, edhe çoj edhe fëmijën në çerdhe me gjithë këto "Postera MODERN". Si t’ia shpjegoj që xhaxhi Beloja kandidon për të na "rregulluar" Tiranën me gishta!?”, thuhet në status.

Ndërkohë, një qytetare ka komentuar tek JOQ: Degradon fushata. Në të vërtetë flasim kundër korrupsionit, por fotot e Belindit rrugës ku kalojnë fëmijë me gishtin e mesit është një turp, KQZ duhet t’i ndalojë këto postera të cilat ndihmojnë duke kthyer në normalitet, ofendimet dhe të sharat”.

 

Ora 15:55
Këlliçi fushatë me gjeste të pahijshme, nxjerr gishtin e mesit në publik, Xhamitë e Tiranës: E papranueshme, në rrugë ka edhe fëmiljë

1682431012_1682427762Screenshot10.jpg

Komuniteti Mysliman ka dënuar ashpër gjestin e kandidatit të dyshes Berisha-Meta, Belind Këlliçi, i cili ka mbushur rrugët e Tiranës me foto ku ka nxjerrë gishtin e mesit.

Përmes një reagimi, Xhamitë e Tiranës nënvizojnë se kandidati i koalicionit "Bashkë Fitojmë" ka bërë një veprim të papranueshëm, duke treguar gishtin e mesit në ambiente publike ku kalojnë familjare dhe fëmijë. Më tej në reagim thuhet se kjo sjellje nuk është vetëm e papërgjegjshme dhe e pashembullt, por gjithashtu mund të ndikojë negativisht në imazhin e qytetit dhe në perceptimin e votuesve për kandidatin.

Xhamitë e Tiranës i bëjnë thirrje Këlliçit që të reflektojë si dhe KQZ-së që të ndërhyjë në kohë për të parandaluar ndikimin negativ të sjelljes së kandidatit në imazhin e qytetit dhe në integritetin e zgjedhjeve.

“Thirrje për reflektim!

Ju lutem të reflektoni në lidhje me rëndësinë e kodit etik në procesin e zgjedhjeve. Në këtë periudhë, kur kandidatët janë duke luftuar, është thelbësore të mos harroni rëndësinë e etikës në politikë.

Fitimi në zgjedhje është një objektiv i rëndësishëm për çdo kandidat, por duhet të bëhet në mënyrë etike. Kandidatët duhet të mbajnë një nivel të lartë të sjelljes dhe të respektojnë ligjet dhe rregulloret e zgjedhjeve.

Fitorja e vërtetë nuk është vetëm fitimi në zgjedhje, por edhe lufta kundër tundimit dhe shfrenimit. Kandidatët duhet të jenë shembuj pozitivë për qytetarët dhe të mbajnë një nivel të lartë të sjelljes në publik.

Në këtë rast, kandidati i koalicionit "Bashke Fitojme" ka bërë një veprim të papranueshëm, duke treguar gishtin e mesit në ambjente publike ku kalojnë familjare dhe fëmijë. Kjo sjellje nuk është vetëm e papërgjegjshme dhe e pashembullt, por gjithashtu mund të ndikojë negativisht në imazhin e qytetit dhe në perceptimin e votuesve për kandidatin.

Prandaj, ne i bëjmë thirrje kandidatit të marrë vesh se sjellja e tij është e papranueshme dhe nuk është në përputhje me nivelin e kërkuar të sjelljes nga kandidatët në zgjedhje. Gjithashtu, i bëjmë thirrje KQZ-së të ndërhyjë në kohë për të parandaluar ndikimin negativ të sjelljes së kandidatit në imazhin e qytetit dhe në integritetin e zgjedhjeve.

Në fund të fundit, zgjedhjet janë një proces i rëndësishëm dhe duhet të jenë të ndershme dhe të paanshme për të siguruar që vota e secilit qytetar të respektohet dhe të ndikojë në zgjedhjen e përfaqësuesve të tij të zgjedhur në mënyrë të përgjegjshme.”- shkroi faqja zyrtare e Xhamive të Tiranës.

 

K.T./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Edi 25252: 26/04/2023 08:34

    Erion Veliaj e bëri Tiranën kryeqytet Europian❤️❤️❤️❤️❤️❤️

    Përgjigju
  • Shëmtyra: 26/04/2023 07:56

    Si ka mundësi që ky gazetari byth lëpirës alfred leli të mari në mbrojtje Belind Këriçin pa shkoll të mesme. Apo për shëmtyrën alfred leli rëndësi ka që mer lekët e për ato lek ky shëmtyra i ashu quajtur gazetar bën çdo gjë. O zot na mbytën flliqsirat e tipave alfred bajga öeli.

    Përgjigju
  • Iris: 26/04/2023 03:00

    Le te rrime shtrember e te flasim drejt:Nese mendoni se u jepet femijeve apo familjareve nje shembull i keq,mos u shqetesoni shume, se femijet e familjaret jane bere /specialiste/ per keto simbole e gjuhen qe i shoqeron duke pare BBV e cdo video e kenge nga /kengetaret/ tane qe i prodhojme cdo dite me shumice e pakice.E vecanta kesaj rradhe qendron ne faktin qe besoj se eshte politikani i pare ne bote qe del ne reklame politike me kete gjest.S.d.q,besoj se mund t'a heqe pas kaq reagimesh.Nuk e dime kush ja dha kete ide,ose nese e ka patur vete,kush ja ka miratuar,por ky duhet te kishte punesuar personat qe punesoi Basha per fushate,te pakten do te bente nje fushate me dinjitoze qe nuk do t'ia kishin lejuar budallalleqe te tilla.

    Përgjigju
  • Durresi: 25/04/2023 23:30

    Dmth,sipas llogarive qe kam bere,ne si popull nuk vuajme se kemi nja 3 a 4 tipa si ky qe duan te na qeverisin,po nja 600 mije qe u shkojne nga pas... te keta duhet te fokusohemi dhe jo te ky grusht lapanjozesh e bythelepires

    Përgjigju
  • leko: 25/04/2023 23:22

    Nga Belo KRRICI vetem keto pret.

    Përgjigju
  • Tironci: 25/04/2023 23:08

    O Zot, ku po jetojmë. Ikni o popull nga ky vend se po na mbysin injoranca, pafytyrsia, rrugaçeria. Veprim prej super rrugaçi.

    Përgjigju
    • Lexuesi: 26/04/2023 09:09

      Ik ti o supaxhi shqipfoles

    • fqinji tironcit: 26/04/2023 08:34

      Jo jo ik ti.

  • Arben: 25/04/2023 20:28

    Ate gishtin e mesit Belindi i'a ka treguar jo vetem popullit shqiptar dhe PS-se por ambasadores Yuri Kim dhe vete SHBA-ve! Ka dashur te tregoje qe nuk na plas neve ne opozite, per SHBA! Guxim i marre, as Putini nuk shkon kaq larg!

    Përgjigju
  • Lui: 25/04/2023 19:32

    Epo qenka e vertete qe e keqja dhe budallalleku s'kane fund. Me ju o Kellic Rama rri deri kur te vdesi. Ju jeni e keqja e kombit. Sepse jo vetem shkaterroni fizikisht cdo gje te ndertuar, por me e keqja ju keni shkaterruar dhe vazhdoni te shkaterroni mentalitetet e nje populli.

    Përgjigju
  • shqip: 25/04/2023 19:09

    Ky e ben me qellim qe te fitoje Veliaj . Ky fiton me shume nese humbe . Paguhet me euro ose me ndonje tender.

    Përgjigju
  • Cubel breca: 25/04/2023 18:55

    A doni me o milet????????????? Ore po keta te shqupit sikur jan jasht toksor mor jahu. Cesht kjo pik e zeze mor aman,nuk di njeriu cfar thot e cfar ben. Kerkojn vota keta qener dhe cesht me e keqja s'kan as turp.

    Përgjigju
  • Ardi: 25/04/2023 18:35

    TI DUHET TE JESH IDJOT I LINDUR NQS PRETENDON SE DO FITOSH ME KETE GJEST SHKO TREGOJA ATYRE TE SHTEPIS FUNDERRIN E TIRANES

    Përgjigju
  • AltinTop: 25/04/2023 18:23

    Thjeshte po sillet si nje banor i BBV qe e shokojne miliona shqiptare.

    Përgjigju
  • Xhixhi: 25/04/2023 17:10

    Te njejtin veprim beri edhe kryeministri vendit para disa kohesh edhe lali pjerdhi e shikonte gishtin me kersheri.

    Përgjigju
  • Manikini: 25/04/2023 17:01

    Po kto te xhamisë qar kane apo duan te vene ne Shqipëri rregullat e sheriatit arab ,sa per gjestin ato skan qar flasin sepse sipas kuranit duhet me u martu me kushërinjtë e pare,na tregojnë rregulla morale hoxhallarët,vazhdo Belind përpara

    Përgjigju
    • Kosovar jo arber: 25/04/2023 18:23

      Dhe ne legjislacioin shqiptar lejohet martesa me kushurirat????

  • Fari Palla: 25/04/2023 16:55

    O Zot këriçi Belind pa shkol do me u bo kryetar Bashkie, në një koh që Belind sbo as për roje rushi Böendi arushi. Po mir o geni ku ke par ti në Bot që një njeri normal të bëj ktë xhest ? ? E kriçi Blendi po të fitoi le tja boi me vërtet korupsjonit jo të ëndëroi se hajdarin Tirancve do ju kafshoi me gjith Sali Bajgën non grata.

    Përgjigju
  • Linda: 25/04/2023 16:48

    Cdo gje e pret nga koalicioni i rrugeve nuk habitemi!!Cfare do lloj mesazhi te doje te percjelli me kete reklam eshte nje ofendim per popullin grat vajzat dhe femijet.Po ata qe i stampuan reklamat si pranuan ti benin?

    Përgjigju
    • Cubi: 25/04/2023 19:01

      Po mir keta te stampimit nuk jan te shqupit????????????? Te gjith njelloj jan injoranc pa fund........

  • Riku: 25/04/2023 16:43

    Sigurisht qe do reagojne njerezit prandaj e ka bere...me mire se jane tulatur po bejne 8 vite qe hane fidane mgjes dreke darke... te shkunden pak nga letargjia... foton tjeter nudo si kapo dokur ne plazhet e frances

    Përgjigju
    • Tqrtdft: 26/04/2023 00:05

      Po thuaje o Riku që paske nevojë për një gisht për t'u shkundur. E ça gishti! Atë të mesit!

  • Andi: 25/04/2023 16:42

    Eh cun koqe kandari. I vjen ne vazhden e asaj qe ska as shkollen e mesme.

    Përgjigju
  • Saliu: 25/04/2023 16:26

    Geni legeni gishtin ti dhe belindi futeni atje yp xhixhi yp.

    Përgjigju
  • Maks: 25/04/2023 16:21

    Po xhamia cfar hyn ketu Ne jemi popull laik nuk jemi popull islamik apo ortodoks Para se gjithash jemi shqiptar Megjithate ai xhest eshte i gabuar Dhe votat e popullit do e tregojn

    Përgjigju
    • Dakord: 25/04/2023 17:14

      Ne nuk jemi popull laik por shtet laik qe do te thote feja e ndare nga shteti. Individi nuk quhet laik kur nuk beson ne zot, por quhet ateist.

  • Fatmiri: 25/04/2023 16:00

    TREGOJA GRUAS QE KE NE SHTEPI

    Përgjigju
  • geni: 25/04/2023 15:57

    o shqipe ja ka bo korrupsionit, jo qyqetareve...

    Përgjigju
    • pergjigje: 26/04/2023 08:47

      o komentusa, a e keni pa qe kalamajt kane fillu me na msu shume gjona qe si dime...halli madh ke gishti. Se mos keqkuptohemi, une s'nuk as kerricin, as zorren e eddrames, por me kete histeri ja keni fut kot plako. Lexoni nga pak per historine e gishtit te mesit, s ka lidhje me ofezen.!

    • Ar Tase: 26/04/2023 08:28

      Xhestin ja ka bere te gjith atyre qe mbeshtesin korupsionin

    • Qytetar: 25/04/2023 20:38

      Gjesti eshte i papranueshem nga pikepamja e qytetarise

    • Dakord: 25/04/2023 17:18

      O Geni, korrupsionit i thuhet stop dhe shenja eshte pellemba e dores se shtrire e ngritur lart. Shenja e belindit perkthehet "korrupsion ta futa, jam me i zoti une me t'futme" dhe ka te drejte se eshte i papame, pa te mesme drejt e ne universitet.

    • Sipas teje është ok: 25/04/2023 16:51

      Gjesti nuk ka rendesi se kujt i behet, femijet qe kalojne prane atij posteri mesojne edukate te keqe nga ai qe do te behet “qytetari “ i pare i Tiranes! Si prind ti mundohesh t’i edukosh femijet e tu dhe vjen nje kellic dhe i ben perpjekjet e tua zero!

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare