Alfred Mirashi, fiton
çmimin e artë në Londë

Alfred Mirashi, fiton<br />çmimin e artë në Londë
Quhet Alfred Mirashi, por tashmë të gjithë e njohin me emrin e artit, Milot. Alfredi ka shkuar në Itali në vitin 1991, si shumë të tjerë, me një traget të mbushur me shqiptarë. Atje u bë një ikonë e njohur në artet figurative dhe lajmet për sukseset e trofetë e tij nuk kanë munguar. Por lajmi më i ri për të është akoma më befasues. Alfred Mirashi ka fituar Çmimin e Artë për pikturën e tij. Lajmi për të shoqërohet me komentin “Atë që nuk e arritën sportistët shqiptarë në Londër, në Olimpiadë, e arriti një artist shqiptar me banim në Itali”. Ky lajm na kumton se Alfred Mirashi, jo vetëm që ka marrë pjesë në një ekspozitë të artit të zhvilluar në Londër me rastin e Olimpiadës, por ka fituar Çmimin e Artë për pikturën e tij. Në ekspozitën e hapur në qendrën Barbican të Londrës e financuar nga qeveria britanike dhe ajo kineze, morën pjesë më shumë se 80 vende, ku piktori me banim në Itali, Alfred Mirashi, përfaqësoi Shqipërinë. Mirashi pas këtij çmimi është shprehur për media se “pikturat e mia të gjitha i quaj “angolo mediterraneo”, ndërkaq piktura me të cilën ai fitoi çmimin quhet “Kënd mesdhetar”. Piktori me banim në Firence ishte ndër dhjetë artistët dhe kritikët që morën çmime nga 80 artistë që morën pjesë në ekspozitën e Londrës. Alfred Mirashi, ose Miloti siç njihet në mjediset e artit, për shkak se është me origjinë nga Miloti, është një prej mijëra shqiptarëve të ikur në Itali me eksodin në Itali dhe la atje gjurmët e pashlyera të personalitetit te tij artistik. I njohur për telajot e përmasave të mëdha, formave dekorative, portreteve me skulptura ilire,djaloshi nga një qytezë e vogël e Veriut të Shqipërisë, formoi stilin e tij të veçantë. I diplomuar në Milano dhe më pas në Angli, Alfred Mirashi ka pasur një karrierë të suksesshme në shumë ekspozita në Itali dhe tashmë në Londër për të përfunduar së shpejti në Pekin.

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Përmet/ Po bënte rafting në Vjosë, plagoset turisti spanjoll, dërgohet në spital

Përmet/ Po bënte rafting në Vjosë, plagoset turisti spanjoll, dërgohet në spital