Alfred Peza: 29 arsye pse
PS do të fitojë më 23 qersho

Alfred Peza: 29 arsye pse<br />PS do të fitojë më 23 qersho
Kandidati i PS-së në Peqin Alfred Peza poston në profilin e tij në facebook 29 arsyet pse do të votohet Partia Socialiste, dhe pse qytetarët të dielën do të vendosin kryqin tek nr 29.

"Politikani si gazetar"
20 qershor 2013

I dashur 'Ditar!"
Ka 29 aresye pse do fitoje Nr. 29 te dielen e madhe te zgjedhjeve ne Shqiperi:
1.- Sepse Sali Berisha ska ç'fare te reje ti sjelle me Shqiperise, pas 23 vjetesh si lider politik, si kryetar i PD, si President, si lider opozite dhe si Kryeminister.
2.- Sepse Shqiperia e Sali Berishes, sot e ka prekur fundin e saj social- ekonomik.
3.- Sepse aq shume ka genjyer Sali Berisha pas 1990, sa kete radhe i ka shteruar edhe fantazia e tij aq e pasur per te premtuar diçka te re, perseri.
4.- Sepse Sali Berisha i ngjan personazhit te "Lekures se Shagrenit" te Balzakut, ku personazhi vdiq (ne kete rast politikisht) pasi mjeti çudiberes (pushteti) ia realizoi te gjitha deshirat. E bashke me to, lekura (pushteti) rrudhej e rrudhej derisa u shua... Me 23 qershor, ne oren 19.00...
5.- Sepse Sali Berisha, eshte i fundmi i lidereve ish- komuniste te Europes Lindore, qe nuk eshte larguar nga pushteti, pas rrezimit te Murit te Berlinit. Largimi i Ramiz Alise nga jeta, largon edhe te derguarin e tij nga skena politike.
6.- Sepse vete Sali Berisha po e pranon humbjen qe tani, kur ka nxjerre ne plan te pare te fushates se zgjedhjeve parlamentare, pasaardhesin e tij dhe udheheqesin lokal Lulzim Basha. I cili me shtrimin e rrugicave neper Tirane, na zbuloi pasionin e tij te fshehte per te qene kampion kombetar ne 100 metersh...
7.- Sepse Sali Berisha, nuk eshte Krishti qe te Ringjallet.
8.- Sepse Sali Berisha dhe kandidatet e tij nuk kane asnje oferte te re per te bere, perveçse avazit te perjetshem te berjes se gjithçkaje negative dhe antidemokratike per te tjetersuar vullnetin politik dhe elektoral te zgjedhesve.
9.- Sepse Sali Berisha ka nevoje qe ta fiki me ne fund "Tatra"-n e tij politike e ta dergoje ne muze.
10.- Sepse Sali Berisha eshte kryeministri i nje qeverie pa shtet.
11.- Sepse Sali Berisha ia arriti qe si edhe heren e pare, ta lere Shqiperine nje "toke te djegur" financiare.
12.- Sepse Sali Berishes i ka mbaruar vaji i kandilit politik.
13.- Sepse Sali Berishes i ka mbetur aleat vetem Arian Çani.
14.- Sepse Sali Berishes nuk ka me se kush ti shkruaj.
15.- Sepse Sali Berisha ka filluar te behet maniak mesazhesh ne celular, duke i merzitur shqiptaret. Nga anet e tij, thone se kur i zoti i dasmes i shperndan vete ftesat, e ka nje hall te madh.
16.- Sepse Sali Berisha e shkriu Shqiperine per te bere pasurine... I ka mbetur pa çuar per skrap ne Elbasan, vetem kembet metalike te karrikes se tij.
17.- Sepse Sali Berisha hyri ne politike me nje dhome e nje kuzhine te Brraka dhe po del si "pronar" i gjysmes se Shqiperise.
18.- Sepse Sali Berisha me Ed Selamin e Dash Shehin, i mbaroi se ngreni te gjitha "mollet" e shportes se tij politike, qe i kishte pshurrur dikur...
19.- Sepse Sali Berisha sa me shume plaket, aq me keq i tregon perrallat.
20.- Sepse Sali Berisha i ngjan personazhit te Asiz Nesinit tek libri me tregime "Sikur te isha grua". Qe pasi i zuri te gjitha postet ne fabriken ku punonte, i kish mbetur pa provuar vetem detyren e sekretares se pronarit. Dhe tha: Ah sikur te isha grua. E vetmja deshire qe i ka mbetur pa realizuar ne politike, eshte te emeroje edhe liderin e opozites. Ndaj, thote: Ah sikur te isha Edi Rama.
21.- Sepse Sali Berisha ka nevoje te rrije edhe me femijet, niperit e mbesat. Sepse ka 23 vjet qe ka dale nga shtepia dhe ne vend qe te rikthehet, vazhdon te ulerase neper Shqiperise.
22.- Sepse Sali Berisha hyri ne politike me parrullen "e duam Shqiperine si gjithe Europa" dhe po e le "si gjithe Afrika"...
23.- Sepse Sali Berisha e nisi si antikomunist, e vijoi si antishtet, u rikthye si anti- korrupsion dhe po e mbyll si anti-demokrat.
24.- Sepse Sali Berisha e nisi si burre shteti dhe e perfundoi si anete e "sokakut te te marreve"...
25.- Sepse Sali Berisha e nisi si misionar dhe e perfundoi si shiritapreres...
26.- Sepse Sali Berisha nuk mund te riktheje mbreterine, duke na premtuar integrimin ne BE.
27.- Sepse Sali Berisha, sa me shume plaket, aq me shume genjen. Sa me shume genjen, aq me teper i rritet hunda. Dhe ne vend te baba-it (Karlo) te kombit, na u be "Pinoku" me i vjeter ne bote.
28.- Sepse Sali Berisha nuk ka vetine e veres, per tu bere me i mire, sa me shume kalojne vitet. Ai eshte nje uthull 70 vjeçare.
29.- Sepse Sali Berisha nuk ka me fuqi ta ndaloje rroten e historise...
Kaq per sot. Shihemi neser. Deri atehere:
"Mirupafshim dhe Zoti ju rujt!"

Redaksia online
(sg/shqiptarja,.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

GJKKO i hoqi 'arrestin shtëpiak' Berishës, Kthupi në 'Repolitix': Praktikë gjyqësore, dosja ka shkuar për hetim, Berisha nuk prish më provat! Gazetari: Bien akuzat e PD për kapje të drejtësisë

GJKKO i hoqi 'arrestin shtëpiak' Berishës, Kthupi në 'Repolitix': Praktikë gjyqësore, dosja ka shkuar për hetim, Berisha nuk prish më provat! Gazetari: Bien akuzat e PD për kapje të drejtësisë