Alfred Peza i bashkohet PS
Rama: Sot më të fortë se kurrë

Alfred Peza i bashkohet PS<br />Rama: Sot më të fortë se kurrë
TIRANE-  Gazetari i njohur Alfred Peza, i cili deri para pak ditësh mbante postin e Drejtorit të Informacionit në Vizion Plus nga sot bëhet pjesë e Partisë Socialiste. Vetë kreu i PS-së Edi Rama doli në një konferencë për shtyp për të konfirmuar bashkimin e Alfred Pezës në këtë forcë politike dhe për t'i uruar mirëseardhjen.

“Kam nderin dhe kënaqësinë t’i uroj mirëseardhjen, për tu bërë pjesë e jona Alfred Pezës. PS është shtuar më shumë, sot është më e fortë se kurrë”- tha Rama.

Kryesocialisti shprehu bindjen se kontributi i Alfred Pezës në politikë do të jetë i çmuar dhe se zëdhënësi i pavarur i medias nga sot do të jetë një zëdhënës i ambicies publike për një rilindje shqiptare.

"Deri më sot ai ishte një zëdhënës i pavarur i medias ndërsa sot ai do të jetë një zëdhënës i ambicies publike për një rilindje shqiptare. Jam i bindur se skuadra jonë sot është më e fortë se dje. Partia Socialiste ka qënë dhe do të mbetet forca politike që nuk rresht duke ndryshuar vetveten duke vijuar me ndryshimin e Shqipërisë” theksoi Rama

PEZA: DO KONTRIBUOJ PER TE RILINDUR SHQIPERINE

Peza vendos t’i japë fund karrierës së tij 18 vjeçare në gazetari për t’iu futur politikës përmes Partisë Socialiste siç bënë dhe ish kolegët e tij të vjetër të gazetës “Koha Jonë” Ben Blushi e Ilir Gjoni sot deputetë të PS-së.
 
“Sot jam këtu për të deklaruar largimin tim nga gazetaria dhe futjen në politikë nëpërmjet derës socialiste. Për të provuar në politikë modelin tim të gazetarisë. Dua të kontribuoj sadopak për të rilindur Shqipërinë, të shërbej me modesti duke filluar nga vendlindja ime, me bindjen se shoqëria progresiste shqiptare janë forca e vetme që mund të realizojnë ndryshimin. Jam shpresëplotë se askush nuk mund të ndajë rrotën e historisë. Zoti më ndihmoftë.”

Alfred Peza nuk është i vetmi gazetar që bëhet pjesë e strukturave politike , konkretisht në Partinë Socialiste ndër emrat e njohur janë Erjon Braçe, Alfred Dalipi, Ilir Gjoni, Ben Blushi, Marko Bello. Gazetarë që lënë profesionin për t’iu futur politikës vihet re edhe në strukturat e Partisë Demokratike, si Sokol Olldashi, Mark Marku, Astrit Patozi, Edi Paloka, Nikoll Lesi.. Për zgjedhjet e qershorit flitet se dhe disa gazetarë të tjerë pritet të hyjnë në politikë.

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë