Alfred Peza në Report TV: Nuk përjashtohen ndryshimet në qeveri në asamblenë e korrikut, PS fiton mandatin e tretë (VIDEO)

TIRANE- Sekretari i Marrëdhënieve me Mediat në PS, Alfred Peza i ftuar në studion e Report Tv përballë gazetarit u shpreh se në asamblenë e muajit korrik nuk përjashtohen ndryshimet në qeveri, por ekskluzivitetin e ka kryeministri Edi Rama.

"Ne brenda korrikut shpresojmë dhe besojmë të kemi mbledhjen e asamblesë për t'u konstitutuar asambleja e re e cila doli nga kongresi i shkurtit dhe aty do të diskutohen, sepse kemi një proces edhe për zgjedhjet në Kryesi dhe sekretariat, aty mund të jetë pjesë e diskutimit edhe kjo gjë, nuk përjashtohet, por nuk është e vendosur dhe taksative, për sa kohë është ekskluzivitet i kryeministrit.

Në asamblesë do të ruhet distancimi, do të merren të gjitha masat nëse bëhet fizikisht, propabiliteti është. Mbledhja do të jetë e tillë që t'i përgjigjet qëllimeve dhe objektivave të PS-së" tha ai. Ndërkohë që dje edhe deputeti i Partisë Socialiste Ervin Bushati nuk e përjashtoi mundësinë e ndryshimeve në qeveri  gjatë Asamblesë Kombëtare.

Opozitën parlamentare, Peza e cilësoi një pol të tretë që në Kuvend ka votat në dorë për të kaluar draftin e reformës zgjedhore prandaj po negociohet. "PS-ja ka në parlament 74-75 mandate dhe reforma e re elektorale, Kodi i ri zgjedhor, që pritet të miratohet në 30 korrik, kërkon 84 vota, PS-ja nuk i ka, në kuvend ndodhet opozita, dhe shumica me kryeministrin janë seriozë në diskutimin me këta faktorë opozitarë që janë kyçi, e kanë në dorë. Si pol i tretë politik kanë edhe ata kërkesat e tyre. Nëse kryeministri nuk do të negocionte dhe nuk do të takohej me ta, kjo nuk do të ishte serioze".

Por a po e përdor Edi Rama opozitën parlamentare për t'i çuar mesazhe Bashës? "Nuk ka asnjë lidhje me realitetin, askush nuk i bën karshilëk askujt, por është duke ushtruar të drejtat dhe detyrimet përballë parlamentit dhe lojës serioze politike. Të gjitha janë pjesë e një diskursi publik të propagandës, pranë opozitës së rrugës dhe nuk i shkon profilit serioz nga ana e shumicës".

Drafti i reformës zgjedhore do të futet në rendin e ditës për t'u votuar në Kuvend në seancën e fundit të sesionit parlamentar. "Në tryezën e diskutimeve në parlament për t'u diskutuar dhe miratuar në 30 korrik ka dy drafte, një ajo e dakordësuar në tryezën e këshillit politik mes 4 palëve dhe që PS-ja i qëndron deri në fund.

Kemi edhe tre kërkesa të opozitës parlamentare, që kërkojnë hapjen e listave, ngritjen e pragut në 5% dhe mos krijimin e koalicioneve paraleketorale. Ky diskutim nuk ka lindur nga PS-ja, opozita parlamentare e do, jo parlamentare jo, PS-ja është në mes. Për të arritur një marrëveshje ka kohë dhe ditë të tjera, por vullneti është i përmbahemi marrëveshjes parlamentare dhe të përafrohemi me qëndrimet e opozitës parlamentare që ka votat".  

Sot kyeministri Edi Rama zhvilloi një takim me kryebashkiakët, por kjo sipas Pezës nuk do të  thotë se PS-ja po përgatitet edhe për zgjedhje lokale. "Kodi i ri zgjedhor e ka përcaktuar, që zgjedhjet e radhës të përgjithshme parlamentare do të zhvillohet nga 15 prilli-15 maj. Sa i përket zgjedhjeve lokale, ato të 30 qershorit janë legjitime dhe mandati i tyre është legjitim dhe zgjedhjet bëhen njëherë në 4 vite. Ka një pretendim nga opozita, kur ta shqyrtojë gjykata Kushtetuese, vendimet janë të zbatueshme".

Socialistët nuk heqin dorë nga shkarkimi i Presidentit. "Ka një vullnet të shprehur nga Manja, komisioni vazhdon punën dhe brenda afatit të përcaktuar do të ketë një raport dhe qëndrim zyrtar në lidhje me objektin e hetimit. I mbetemi qëndrimit që kemi pasur, për t'i shkuar politikisht deri në fund kësaj cështje".

Për mandatin e tretë të PS-së në pushtet, Peza është i sigurt. "Është vullnet dhe objektiv i shprehur i PS-së për të luftuar dhe jemi të bindur se duke punuar patjetër që objektivi është fitimi i mandatit të tretë dhe PS-ja do ia arrijë, pavarësisht se në praktikën 30-vjeçare asnjë nuk e ka arritur, por PS-ja bazuar në programin dhe atë që ka bërë, pavarësisht erës kundër si tërmeti dhe COVID-i".  Por a do të kandidojë ai për deputet? "Për aq kohë sa jam pjesë e PS-së të gjitha janë në lojë".

I pyetur për nismën e PD-së për hapjen e partisë, Peza tha se "Ka një ndryshim mes PS-së dhe PD-së në këtë pozicion sepse PD-ja e ka pasur në ADN largimet arbitrare, kujtojmë që në 1991, deri edhe te themeluesit, kryetarët e saj, Azem Hajdari. PD-ja e ka pasur gjithmonë të nevojshme përpara fushatave si në 2005 të rikthejë të shkarkuarit, të larguarit. Kjo nuk ka qenë kurrë PS-ja, që vijon që të jetë më demokratikja. Kjo tendencë ka qenë e hapur gjithmonë dhe kurrë përjashtuese. Zoti Bushati është pjesë e PS-së dhe nuk mund të bëjmë spekulime" tha ai.

Një ditë më parë në media pati disa spekulime se ministrat Besa Shahini dhe Gent Cakaj mund të rikthehen dhe t'i bashkohen skenës politike në Kosovë, por Peza thotë se ata e sqaruan pozicionin e tyre. "Pozicionin e tyre e kanë sqaruar vetë dhe e kanë mohuar atë. Sa i përket qëndrimit të tyre në qeveri është një e drejtë e kryeministrit Edi Rama" përfundoi Peza.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tironci: 09/07/2020 08:16

    Ske faj o lepirs muti se 1 miliard lek i pastrove te credinsi e ste hyni gjemb ne kome prej Edit pranaj llapen jashte shpejt, po i mut do fitoni

    Përgjigju
  • Pencionist: 08/07/2020 21:10

    Z Peza PS nuk fiton se po con popullin ne varferi

    Përgjigju
    • Flamurtari: 09/07/2020 00:18

      Mandati i trete isigurte por edhe i katerti.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër