Dje takoi deputetët, sot kryebashkiakët/ Porositë e Ramës: S'ka pushime, takoni njerëzit në çdo zonë për të marrë 800 mijë votat për mandatin e tretë

TIRANË- Ashtu si e kishte paralajmëruar një ditë më parë, kryeministri Edi Rama ka  zhvilluar një takim me kryebashkiakët. Takimi nisi në orën 11:00 dhe ka zgjatur për rreth 3 orë, ku në fokus ishte fushata zgjedhore 2021.

Report Tv mëson porositë që kreu i PS-së Edi Rama u ka dhënë kryebashkiakëve duke u hequr pushimet, ndërsa u ka kërkuar që të zbresin në terren dhe të takojnë njerëzit në mënyrë që të mbahet premtimi i dhënë, 800 mijë vota për mandatin e tretë. Takimet me qytetarët do të jenë ballë për ballë, por pa dyshim duke ruajtur distancën fizike, nisur nga fakti që kjo fushatë vjen në një kohë kur vendi është në kohë pandemie si pasojë e COVID-19. "Nuk do të ketë pushime! Vijoni punën me takimet me njerëzit! Pavarësisht situatës së pandemisë gjeni mënyra për të zhvilluar takime me qytetarët në çdo zonë".

Një ditë më parë, Edi Rama u takua me deputetët sipas qarqeve, ku ndau detyrat dhe dha paralajmërime të qarta se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme në Bashki, se nuk i preferon listat e hapura, por deri në fund nuk i dihet dhe së fundmi se mund të mos ketë koalicione parazgjedhore, kërkesa këto të opozitës parlamentare.

"Nuk ka zgjedhje të parakohshme për bashkitë, kryebashkiakët do të vijojnë mandatin e tyre. Unë nuk jam për lista të hapura, por çfarë nuk ndodh deri në fund, kështu që kjo fushatë është betejë e juaja. Në varësi të dinamikës politike, mund të mos kemi koalicione parazgjedhore", mësohet t'u ketë thënë dje Rama deputetëve.

Referuar deklaratës së bërë për Report Tv të deputetit socialist Ervin Bushati, fushata zgjedhore e PS-së do të jetë ndryshe nga sa ka ndodhur për vite më radhë. E diktuar nga COVID-19, sipas Bushatit, fushata zgjedhore e PS-së do të jetë me distancim social, teksa nuk përjashtoi edhe mundësinë për lëvizje në disa ministri.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Besim: 09/07/2020 01:52

    Jo vetem ne qeveri por dhe si perberje pasi timoni I eames ishte I shtrember, na coi ne drejtim te paditur

    Përgjigju
  • Pyka: 08/07/2020 15:54

    O Ed poturja...o pordhac..çfare njërzish do takojnë të korruptuarit e tu...

    Përgjigju
  • Niku: 08/07/2020 14:53

    Ne vlore 10 per qind te votave ke ,me kete robshtrak qe na vure ne bashki e meriton ,fisi im ka 120 vota asnje nuk ti jep ty.jemi te gjithe te ps.

    Përgjigju
  • Geri: 08/07/2020 14:44

    Nga Shkodra ke thirre ne takim o Edo? Apo Republika e Shkodres nuk eshte me pjes e Shqiperise per ty dhe diplomatet e huaj. Per ty tashme Shqiperia fillon nga Lezha.Po driten nga veriu e merr,shfrytezo veriun e pasuro jugun eshte parimi yt

    Përgjigju
  • Ilo: 08/07/2020 14:26

    Me mire te kishe patur ca zhelala se plehra si keta qe keni, po cfare njerzish do takojne ku kane fytyre, do takojne takemin e Tyre hajdutet dhe servile.

    Përgjigju
  • ani: 08/07/2020 13:59

    Z.RAMA SHKARKO DREJTORET NE DREJTORI SE PO VJEDHIN DUKE ABUZUAR NE ZYRAT E SHTETIT! KANE NGA 3-4 VITE U BENE PRONARE INSTITUCIONESH, ARROGANTE E RRUGECER QE OFENDOJNE PUNONJESIT PER TE MBULUAR PARAZITLLEKUN E TYRE!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr

DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr