Alfred Rushaj heq dorë nga mandati i deputetit të Partisë Demokratike! Vendin e tij e zë Petrit Doda
Deputeti i PD-së Alfred Rushaj
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Alfred Rushaj, ka vendosur të lërë mandatin, që do ta dorëzojë nesër zyrtarisht në Kuvend. Burime bëjnë të ditur se arsyeja lidhet me motive personale. Alfred Rushaj, mbështetës i Lulzim Bashës, mbajti për disa muaj detyrën e kreut të grupit Parlamentar të Partisë Demokratike deri në janar të këtij viti. Posti që la bosh, u mbajt në vijim nga Enkelejd Alibeaj.
Mësohet se mandatin e tij i bie që ta marrë Petrit Doda që në zgjedhjet e 25 prillit ka marrë 5987 vota personale.
Alfred Rushaj një emër i njohur për demokratët, i cili ka mbajtur poste të rëndësishme në qeverinë Berisha, iu bashkua Lulzim Bashës gjatë zgjedhjeve të prillit 2021, dhe drejtoi fushatën elektorale, ndërsa ish-kryedemokrati e radhiti ndër të parë në listën e PD-së për Tiranën.
Rushaj ka shërbyer si Zëvendës Ministër i Financave nga viti 2009 deri në vitin 2013 dhe si këshilltar juridik i Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjisë nga viti 2005 deri në vitin 2009.
Nga viti 1997 deri 2005 ka mbajtur disa pozicione menaxheriale dhe ekzekutive në Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare (KESh), ka qenë Kryetari i Bordit Mbikëqyrës të OSSH , Anëtar i Bordit të Drejtorëve të OST, Anëtar i Bordit të Drejtues për Agjencinë e Burimeve Natyrore, por ka mbajtur edhe pozicione të rëndësishme drejtuese në kompani të mëdha që operojnë në Shqipëri. Ai gjithashtu ka qenë pedagog i Drejtës Publike në Fakultetin e Drejtësisë nga viti 1999 deri në vitin 2004.
Ditën e sotme në media ka qarkulluar lajmi se edhe Grida Duma, deputete e PD-së ka dhënë dorëheqjen nga mandati i deputetes së PD-së. Nga ana tjetër edhe deputeti Belind Këlliçi, nëse fiton primaret e Sali Berishës për kandidat për bashkinë e Tiranës, do të dorëzojë mandatin e deputetit, duke ndryshuar në këtë mënyrë listën e Tiranës me 3 emra të rinj.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
49.7%
-
Jo
48.1%
-
Nuk e di
2.2%
Vota total: 14277
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Berisha në 34 vjetorin e krijimit të PD-së në Lezhë, sfidon Ramën: Sa rri e flet me veten në makinë, hadje dalim në debat publik
12 Janar, 14:53
-
Basir Çollaku: Zgjedhjet në degën 2 Tiranë, për Kokë të Statutit dhe "koka" të tjera
12 Janar, 12:48
-
Ervin Salianji letër nga qelia 6: Turinjtë e varur të qeverisë dhe garancitë që jep opozita
11 Janar, 11:22
-
Zgjedhjet në ‘Studio Live’/ Dash Sula: Të kihet kujdes me listat e deputetëve, që PD të mos bjerë sërish në krizë! Sulo: Rama po eliminon zërat kundër në parti
10 Janar, 19:30
-
Ylli Pata: Misteri i negociatave të fshehta të Sali Berishës me mazhorancën
10 Janar, 19:16
-
‘Studio Live’/ Logu: Demokratët Euroatlantikë të vetëm në zgjedhje, 13-15 mandate! Jakaj: Celibashi politik, kërkojmë kandidimin në një listë me PD, Basha-Kryemadhi gabuan
10 Janar, 17:52
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Tabaku: Qeveria gënjen, si e sajoi propaganda e saj uljen e çmimit të energjisë me 1 lek, ja 3 masat që propozojmë!
10 Janar, 15:19
-
‘Frontline’/ Hoxha: PD në negociata me partitë e reja për t’u bashkuar në një front opozitar! Leka: Berisha po përgatit piramidën e alibive për humbjen
9 Janar, 22:34
-
Spahiu: Votuesit e PD dhe PS nuk ndikohen nga akuzat që SPAK bën për liderët e tyre politikë
9 Janar, 22:21
-
Akuzat ndaj Majkos, Koçi në Report Tv: Berisha ka strategji shpifjen! S’ka shanse të vijë në pushtet, partitë e reja një ‘kor’ me të
9 Janar, 19:00
-
Debati në ‘Studio Live’/ Haklaj: Rama mban peng Berishën, PD do i kalojë Argitës! Saliu shiti Salianjin te amnistia, sepse i doli me hu te selia më 2021
9 Janar, 18:10
Me siguri ky eshte tipi i lefter kokes me shoke qe e nuhaten humbjen e LSI-se dhe kandiduan per PS-en por qe perfunduan gati te gjithe ne burg ose tipi i Shpetim Idrizit qe nderron 6 here mbrenda nje mandati.
PërgjigjuA.Raushaj bëri mirë që iku nga LLUMI PD e ndar në copash mish për qënt e bëri kështu nga dhunuesi (DEMOKRACIS-DASH).Ai u tregua burrë që dorëzoi kryetarllëkun e grupit kuvëndor.Duke parë katrahurën në PD Ky njeri i mirë nuk kish çbënte nën kërcënimet e SaliSërbit. -Edhe Grida Sums duke shkuar herë pas Lulit e her pas Saliut u diskredituar fare.Grida pretendoi të bëhet Kr.PD..! Por saliu nuk e lëshon PD deri në vdekje..biles do vdesi bashkë me të,Familjen,Ha-le-Atët e militantët(44.000 Luftëtarët thot Sb) -PD duhet të shkrihet si Partia AA në Greqi ku drejtuesit u futën në burg si parti THERRORISTE.PD ËSHTË MË E KEQE SE AA..!
PërgjigjuKy eshe ai qe meret me hidrocentrale qe e akuzoj PD se po merej me shitblerje voash. nje anonim merr 6000 vota preferenciale. pyesni veten si i mori votat??
PërgjigjuHera e pare qe ndegjoj nje Dibran qe mut po han. Qenke nga koka i varfer tamam. Respekte per kte Figure. I edukuar dhe me prifesionalizem te lart. Te rralle jane kto e dettrohen ikin
Fredi esht nga te paktet dhe me i miri qe kishte mbet ne pdd,esht humbje per te gjith demokratet e vertet..njerez si fridi meritojn ne drejetojn shtetin..jo te meren me salen ..bashen..me plera ..
PërgjigjuMund te kete dosje spiuni ky dhe iku me hir qe mos e heqin me pahir
Kenaqesi te punoje me te, por populli idjot si shqiptaret do sale, ilir, rame , bashe etj
Super zgjedhje, le mandatin me dinjitet bravo Shiko punen dhe familjen lere politiken Hap dhe krahun ndoshta vjen nje i ri nje mendim ndryshe.. Keshtu si ty duhet te bejne te gjithe me vullnet Ps e pd , lsi e cdo kush mbetje tjeter pa lidhje.. Te zhduken me dinjitet nga kjo politike qe vetem kane vjedhur E zaptuar cdo cm2 te ketij vendi qe eshte i te gjithe shqipetareve. Dhe te tjeret bejne mire te ikin me te mire Se sdo kene ndonje fund shume te kendshem me gjithe kto gjynahe.
Përgjigju