Alfredo HAMZAI e ka pranuar para Gjykatës belge trafikun e drogës por mohon disa episod. Gjykata, duke iu referuar llojeve të pullave të përdorura dhe mesazheve të ndryshme të shkëmbyera para dhe pas këtij sekuestrimi, arriti në përfundimin se nuk kishte dyshim se i pandehuri e kishte porositur edhe një ngarkëse në mbërritur në portin e Antverpit më 3 qershor 2021. Të gjitha komunikimet e tij SKY dhe Signal  si dhe mbikëqyrja e shpeshtë e zonave të portit, veçanërisht ato të dedikuara për shkarkimin e fuçive, vërtetojnë mjaftueshëm se ky aktivitet ishte një dukuri e përditshme për të, si në Belgjikë ashtu edhe jashtë vendit.

Alfredo Hamzai pranon se ka ripaketuar dhe përpunuar narkotikë të rikuperuar nga anijet. Ai gjithashtu pranoi se ka shitur narkotikë: ai pretendon se ka vepruar si ndërmjetës në importim, duke marrë një komision në narkotikë, të cilat më pas mund t'i shiste në emër të tij.

Kjo shpjegon shumën prej afërsisht 200,000 eurosh të gjetura në rezidencën e ish-gruas së tij.

“Identifikimi i Alfredo Hamzait në një rol udhëheqës rrjedh nga hetimet fillestare pas kontrollit më 30 shtator 2020. Në veçanti, përgjimet e bisedave midis Xhesi Islamës dhe Indrit Kulajt sugjerojnë se ai mbikëqyrte ekipet e ndryshme të punës. Është e arsyeshme të konsiderohet se ai mbante një pozicion udhëheqës brenda organizatës të paktën që nga momenti kur Indrit Kulaj u ndalua në Spanjë më 19 janar 2020. Gjatë kësaj periudhe, i pandehuri ishte i përfshirë në të gjitha fazat e operacionit, duke vepruar si koordinatori qendror: eksport, transport, ryshfet, nxjerrje, ruajtje, përpunim dhe paketim në laborator, dhe rishitje në Belgjikë dhe në të gjithë Evropën”, thuhet në dosje.

Përvec parave dhe sendeve me vlerë që iu gjetën në shtëpi në vendimin e gjykatës belge evidentohet se Hamzai kishte investime të luajtshme dhe të paluajtshme të kryera në Shqipëri, duke përfshirë një jaht Ferretti, me vlerë të papërcaktuar dhe një  bar-restorant-klub, me një sipërfaqe prej 9944.7 m2, i vendosur në Ujin e Ftohtë në Vlorë, që e operonte gjoja si qiramarrës Leonard Bishaj, ndërsa pronar me letra ishte Artur Shehu.

Çfarë iu gjet në shtëpi Alfredo Hamzait
Shuma parash në total prej 198,450 € në një  një kapak të vidhosur mbi xhakuzi në banjo, në dhomën e gjumit të të birit Arten Hamzai; Citroën BERLINGO; bizhuteri; Tetë kuti orash luksoze bosh në garazh; gjashtë diamante me certifikata të gjetura në një komodinë, një orë dore Rolex, me një vlerë të parashikuar prej 50,000 €.


Lajmi kryesor:

Dosja Koçeku-Shehu-Hamzai/ Drogë në Evropë dhe biznes në Shqipëri, fotot e ‘samiteve’ të trafikantëve në Aruba dhe Antwerp! Bosët ndanë ‘hesapet’ e kokainës dhe planin e investimeve