ALGJERI- Një grupim militantësh islamik, që vetëshpallet si i lidhur me ISIS, ka publikuar një video ku shfaq një qytetar francez të marrë peng dhe kërcënon se do të vrasë këtë të fundit nëse Franca nuk ndal sulmet ajërore brenda 24 orëve.
Në video shfaqen dy persona të maskuar dhe të armatosur me kallashnikov, ndërsa 55 vjeçari francez, Herve Pierre Goudrel, është i ulur në mes tyre dhe i bën apel kryeministrit Holande që ta ndihmojë të dalë nga situata. Militantët xhihadistë algjerinë “Jund al-Khilfa” (ushtarët e Kalifatit) deklarojnë hapur se janë të lidhur me ISIS dhe se do të vrasin Goudrel nëse forcat ajërore franceze nuk ndalojnë së sulmuari, brenda 24 orëve, postacionet e Kalifatit Islamik në Irak dhe Siri.
Francezi Goudrel deklaroi në video gjithashtu se është nga Nica dhe se punonte si guidë malore. Ndërsa thekson dhe se kishte mbërritur në Algjeri të shtunën, duke u zënë rob vetëm një ditë më pas, në mbrëmjen e së djelës.
Kjo video e militantëve të Jund al-Khilfa është publikuar vetëm pak orë pas një video tjetër, prej 41 minutash, të publikuar nga ISIS ku zëdhënësi Ebu Muhammed Al Adnani Al Shami bënte apel: “Vritini jobesimtarët dhe sulmoni civilët”.
Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com