Ish-kryetari i Gjykates se Kasacionit, Zef Brozi, u ka bërë thirrje nxënësve, studentëve e pedagogëve që të mos i bashkohen protestës së paralajmëruar për të shtunën, në 24 tetor.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Brozi është shprehur se protesta është thirrur nga parti të caktuara politike dhe Sali Berisha, të cilin ai e cilëson si zjarrvënësin e Shqipërisë.
Brozi ka deklaruar se studentët nuk duhet të lejojnë Sali Berishën dhe asnjë politikan tjetër të rrëmbejë protestën paqësore për të përgjakur Shqipërinë.
Reagimi i Zef Brozit:
Meqenëse me 24 Tetor Sali Berisha dhe ndonjë parti tjetër kanë njoftuar një protestë kombëtare, unë ju bëj apel studentëve, pedagogëve dhe nxënësve të mos i bashkohen partive politike dhe zjarrëvënësit, përgjakësit të Shqipërisë dhe vrasësit të protestuesve.
Të dashur studentë e nxënës! Ju kam mbështetur dhe mbështes në protestat e juaja paqësore. Pa rini nuk ka Shqipëri!
Mos lejoni Sali Berishën dhe asnjë politikan e partiak tjetër të rrëmbejë protestën tuaj paqësore për t’ju njollosur ju dhe përgjakur e shkrumbuar vendin tonë të dashur.
Miqësisht,
Zef Brozi Ëashington, DC 22 Tetor 2026








Komente
Komento