ALGERIA- Militantët islamikë kanë vrarë sot 11 ushtarë algjerianë në një pritë gjatë një patrulle në malet  në lindje të kryeqytetit algjerian, Algiers.

‘Reuters’ ka mësuar se trupat ushtarakë ishin nisur në kërkim të militantëve, kur këto të fundit i kanë zënë pritë dhe i kanë qëlluar për vdekje. Besohet, sipas "Reuter", se sulmi është kryer nga luftëtarët e al-Kaedës që patrullojnë në këto rajone.

Ky është një nga sulmet më vdekjeprurëse që i ka ndodhur ushtrisë algjeriane në vitet e fundit.

Kjo erdhi një ditë pasi presidenti Abdel Aziz Bouteflika, 77 vjeç, u rizgjodh për një mandat të katërt pas një fushate ku  premtoi siguri në vend.

Në luftën civile 10-vjeçare, ku në luftë janë qeveria dhe kryengritësit islamikë në Algjeri, së fundmi sulmet janë zhvendosur në rajonet e izoluara në lindje të vendit. 

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)