ALGJERI -  Presidenti algjerian Abdel Aziz Bouteflika ka rifituar për herë të katërt në Algjeri duke marrë 81 % të votave, edhe pse opozita e konsideroi fitoren si një mashtrim masiv.

Presidenti i Algjerisë Bouteflika u shfaq këtë radhë në votim si rrallëherë: Ulur në një karrige me rrota .

Vetë qeveria algjeriane ka njoftuar tashmë se Bouteflika ka marrë mandatin e katërt me një fitore dërrmuese. Fitorja e ndjeshme ka ardhur edhe pse Presidenti ka kaluar një sëmundje, vitin e shkuar.
" Njerëzit kanë zgjedhur lirisht , në një klimë që ishte transparente dhe neutrale,"- tha ministri i brendshëm Tayeb Belaiz .

Por rivali kryesor i presidentit, Ali Benflis, i kritikoi zgjedhjet që sipas tij shënuan “një mashtrim masiv ". Ai do t’i kundërshtojë rezultatet e votimit.
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)