
Firma shtetërore e naftës dhe gazit algjeriane është gati të furnizojë BE-në me gaz shtesë nga teprica e saj, ka thënë shefi i kompanisë.
Kjo është në rast të rënies së furnizimit me gaz për shkak të pushtimit rus të Ukrainës. CEO i Sonatrach, Toufik Hakkar tha se kapaciteti i paplotësuar në tubacionin Transmed që lidh Algjerinë me Italinë mund të përdoret për të rritur furnizimin.
Gazi algjerian përbën rreth 11% të importeve të gazit në Evropë.
Shtetet e Bashkuara kishin kontaktuar Algjerinë dhe vendet e tjera për alternativa të furnizimit me gaz në rast se pushtimi rus do të çonte në furnizime të ulëta në Evropë.
Lajmi kryesor:
Nata e 6 e luftës, Kievi i rrethuar! Protesta kundër Putinit në të gjithë Evropën! BE 'Ok' përjashtimit të 7 bankave ruse nga sistemi SWIFT, shpëton vetëm Gazprombank











