Kreu partisë aleate të Zoran Zaev, BDI-së Ali Ahmeti tha se partia e tij është e gatshme për zgjedhje të parakohshme.

Ahemti zgjedhjet e jashtëzakonshme i shikon si zgjidhjen më të mirë të Maqedonisë së Veriut pas vetos së Francës për të mos hapur negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Ahmeti edhe një herë përsëriti kërkesën e tij për veting në të gjitha strukturat ndërsa ka thënë se Franca shfrytëzoi mundësin e vetos pasi është ideatore e situatave të reja për të zgjeruar Bashkimin Evropian.

Zgjedhjet e parakohshme në Maqedoni janë parashtruar si tezë nga vetë kryeministri Zoran Zaev. Kjo tëze pritet të diskutohet ditën e nesërme me të gjthë aleatët e partisë së Zaev. 

Deklarata e plotë e Ali Ahmetit:
"Zgjidhja me e mirë për vendin është të shkohet në zgjedhjet e jashtëzakonshme. Nuk do të doja të vendosemi si gjahtarë të fajeve sepse është e papranueshme të pranosh faj të pa bërë. Republika e Maqedonisë së Veriut është dëm kolateral i dallimeve që ka BE. Franca shfrytëzoj veton për arsye se BE është në kërkim të ndërtimit të situatave të reja për zgjerim dhe lideri i idesë është Franca. Me keqardhje e kanë prit të gjithë vendet më të mëdhenj të BE." ka thënë ndër të tjera Ali Ahmeti.