Ali Ahmeti dëshmon pranë Gjykatës Speciale në Kosovë

Ali Ahmeti dëshmon pranë Gjykatës Speciale në Kosovë

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti sot dhe nesër do të dëshmojë  përpara Gjykatës Speciale në Kosovë.

Ahmeti ka nisur sot të jap dëshminë e tij pranë kësaj gjykate në cilësinë e dëshmitarit lidhur me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë viteve 1998-1999.

Vetë kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim deklaroi se “Gjithmonë kam qenë ithtar i drejtësisë joselektive dhe jam në dispozicion të tërësishëm të organeve të drejtësisë për të dëshmuar pastërsinë e luftës çlirimtare të popullit shqiptar përballë gjenocidit të regjimit serb të Millosheviçit”.

Zyra e Prokurorit të Specializuar nga ana e saj nuk ka pranuar të japë informacione. Në muajin korrik, nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, e cila po heton krimet e kohës së luftës dhe pas luftës u mor në pyetje presidenti i Kosovës Hashim Thaci.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!