Ali Ahmeti i BDI-së uron Ilir Metën:
Të zgjerojmë bashkëpunimin

Ali Ahmeti i BDI-së uron Ilir Metën:<br />Të zgjerojmë bashkëpunimin
Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ka uruar Presidentin e ri të Shqipërisë të zgjedhur disa orë më parë, Ilir Meta.

Në mesazhin e tij Ahmeti është shprehur se bashkëpunimi mes Maqedonisë dhe Shqipërisë do të zgjerohet edhe më shumë në funksion të paqes dhe stabilitetit të dy vendeve.

Mesazhi i plotë:

I nderuar zoti President, Duke mirëpritur zgjedhjen tuaj në postin President i Republikës së Shqipërisë, më lejoni që në emrin tim dhe të të gjithë ne pranë Bashkimit Demokratik për Integrim, t’ju shpreh urimet më të përzemërta dhe t’ju uroj suksese në përmbushjen e misionit që po ndërmerrni. Ne njihemi gjatë dhe kemi punuar bashkë në kohëra vendimtare për kombin dhe rajonin. Andaj, jam i bindur që ju, me maturinë, urtësinë dhe eksperiencën tuaj do të arrini të adresoni me sukses sfidat me të cilat po përballet sot shteti shqiptar dhe shqiptarët në përgjithësi. Uroj që nën lidershipin tuaj partneriteti dhe bashkëpunimi mes dy vendeve tona do të thellohet dhe zgjerohet në funksion të paqes, stabilitetit dhe mirëqënies rajonale për të përmbushur synimin tonë të përbashkët strategjik të integrimit evropian. Përfitoj nga rasti të shpreh mirënjohjen e thellë për Presidentin Bujar Nishani për mbështetjen e vazhdueshme për shqiptarët e Maqedonisë dhe rrugëtimin tonë euro-atlantik duke zbatuar politika të fqinjësisë së mirë për të gjitha vendet në hapësirën tonë rajonale.Duke shprehur edhe një herë urimet e mia, ju lutem pranoni, zoti President Meta, shprehjen e konsideratës sime më të lartë, hapësirën tonë rajonale.



Redaksia online
D.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën