Ali Ahmeti-Ivanovit: U nxitove
Ukraina nuk është larg!
Në deklaratën e tij dhënë televizionit 21, lideri i BDI-së tha se pret që Ivanov të tërheqe vendimin që sipas tij “ka qenë i ngutshëm” dhe t’i jepet mandati Zaevit për ta formuar qeverinë e re
SHKUP-Lideri i BDI Ali Ahmeti takoi mbrëmë në Reçicë nënkryetarët e tij, për t’iu përcjelle porositë që mori dhe i dha, shefes së diplomacisë evropiane, Federica Mogherini.
Në deklaratën e tij dhënë televizionit 21, lideri i BDI-së tha se pret që Ivanov të tërheqe vendimin që sipas tij “ka qenë i ngutshëm” dhe t’i jepet mandati Zaevit për ta formuar qeverinë e re.
“Rrezik nga jashtë nuk ka, dhe si rrjedhojë nuk ka asnjë arsye për shpalljen eventuale të gjendjes së jashtëzakonshme”, thotë për TV21 lideri i BDI-së Ali Ahmeti.
Ahmeti tha se ka kërkuar ndihmë nga Mogherini që vendi të dalë nga kriza. Të njëjtën gjë, siç shpjegoi Ahmeti, e ka kërkuar edhe Mogherini nga ai.
Kreu i BDI, tha se e ka ditur se gjendja mund të përkeqësohet që nga koha kur thoshte se “Ukraina nuk është larg”.
Ai insiston se deklarata e përbashkët është përpiluar në Shkup, e jo në Tiranë.
Sipas tij, është jo e drejtë që kjo deklaratë të përdoret për nxitjen e konfliktit ndëretnik, por edhe mes dy shteteve fqinje, siç janë Maqedonia dhe Shqipëria.
Ahmeti përsërit se kjo deklaratë e përbashkët nuk është cenim për integritetin territorial të Maqedonisë.
Sipas kryetarit të BDI-së, shqiptarët po mundohet që ta nxjerrin vendin nga kriza dhe se partitë maqedonase janë ato që shkaktojnë tensione.
(d.b/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?
-
Më mirë
27.7%
-
Njësoj
15.8%
-
Më keq
56.5%
Vota total: 4671
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Eliminimi nga CL/ Orges Shehi 'sms' klubit: Duhet ndërhyrje në merkato, peng ndeshja e parë
1 Gusht, 22:50
-
'Lojtarët gabuan', Edlir Tetova pas eliminimit nga CL: Egnatia ishte në presion, s'e di pse
1 Gusht, 22:38
-
Si funksionoi në praktikë këmbimi i të burgosurve mes SHBA-së dhe Rusisë
1 Gusht, 22:32
-
Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit
1 Gusht, 22:11
-
Këshilltari i Vjosa Osmanit tregon çfarë ndodhi në aeroport: Pala maqedonase mori çantën personale të presidentes, por telefoni nuk u dorëzua
1 Gusht, 21:59
-
Futbolli shqiptar dështim në Evropë, Egnatia dhe Partizani eliminohen nga Conference League
1 Gusht, 21:58
-
Incidenti i presidentes Osmani në aeroportin e Shkupit, zv.kryeministri i Maqedonisë: Ishte keqkuptim
1 Gusht, 21:36
-
Arrestimi i kryeprokurorit të Vlorës, Gazment Bardhi sulmon SPAK: Drejtësi selektive, fsheh përfshirjen e Ballës
1 Gusht, 21:22
-
'Dhunohet' Vjosa Osmani, sigurimi i Aeroportit të Shkupit tenton t'i marr celularin! Presidenca: E paprecedente
1 Gusht, 21:22
-
Spektakël në SHBA, Milani mposht minimalisht Real Madridin
1 Gusht, 21:08
-
Aksident në aksin Levan-Tepelenë, mjeti del nga rruga dhe përfundon në kanal! Humb jetën shoferi
1 Gusht, 21:03
-
Nikoll Lesi: Fiksimi i Edi Ramës dhe pse Berisha mbetet Sali
1 Gusht, 20:59