Ali Babacan në Shqipëri: Turqia
vëmendje për integrimin e Ballkanit

Ali Babacan në Shqipëri: Turqia<br />vëmendje për integrimin e Ballkanit
Zëvendëskryeministri turk, Ali Babacan, duke theksuar se Turqia tregon një vëmendje të madhe për proceset integruese në BE të vendeve të Ballkanit ka deklaruar se “Për këto vende, ndoshta me vështirësitë historike, dallimet kulturore, besojmë se bashkimi i tyre me objektivat e përbashkëta rreth idealeve të përbashkëta do të jetë me anë të BE-së”, raporton Anadolu Agency (AA).

Babacan i ndodhur në kryeqytetin e Shqipërisë, në Tiranë për të marrë pjesë në samitin e Krerëve të Shteteve dhe Qeverive të Procesit të Bashkëpunimit të Vendeve të Evropës Juglindore (SEECP), në një deklaratë për gazetarët ai duke tërhequr vëmendjen se Turqia i kushton një vëmendje të madhe SEECP, ka pohuar se: “Kjo strukturë e cila ka dalë brenda Ballkanit dhe e cila është zëri i vendeve të Ballkanit ka ndërmarrë një funksion të rëndësishëm për zhvillimin e bashkëpunimit dhe zhvillimin e dialogut ndërmjet vendeve”.

Babacan ka shpjeguar se të gjithë pjesëmarrësit po punojnë për përcaktimin e fushave të bashkëpunimit të përbashkët. Ai ka theksuar se punimet mbi projektet e përbashkëta janë në vazhdim dhe sipas tij SEECP është një rast shumë i rëndësishëm veçanërisht për zhvillimin e marrëdhënieve politike, bashkimin e fushave me interes të përbashkët dhe bashkimin e vendeve në vlerat dhe idealet e përbashkëta.

Zëvendëskryeministri turk ka theksuar më tej se shumë vende anëtare të SEECP kanë perspektivë për në BE dhe është shprehur se dy nga vendet që janë të ulura në këtë tryezë janë anëtare të BE-së, ndërsa vendet e tjera janë në faza të ndryshme të procesit të anëtarësimit.

Babacan i cili ka tërhequr vëmendjen se procesi i anëtarësimit në BE në të njëjtën kohë krijon një kornizë reformash, ai thekson se procesi i anëtarësimit i jep drejtim këtyre vendeve dhe i ndriçon ata edhe në procesin e reformave politike dhe në ato ekonomike.

Ai duke theksuar se Turqia mbështet anëtarësimin e vendeve të Ballkanit në NATO, ka shprehur dëshirën se vendet e Ballkanit me një perspektivë të forte transantlantike do të takohen në çështjet e përbashkëta, në interesat e përbashkëta ekonomike dhe në këtë mënyrë siguria dhe stabiliteti do të vijë në një pikë më të mirë.

Babacan gjithashtu ka pohuar se dëshirojnë që të lehtësohet tregtia mes vendeve të Ballkanit dhe tha se është shumë i rëndësishëm qarkullimi i lirshëm i njerëzve, produkteve dhe kapitalit dhe se ky liberalizim sipas tij do të sjellë rezultate pozitive.

Babacan ka theksuar më tej se “nëse formohet një terren i përbashkët, një bashkëpunim i përbashkët në ekonomi dhe nëse vendet do të lidhen më ngushtë nga pikëpamja ekonomike, kjo do të jetë shumë pozitive si për sigurinë ashtu edhe për stabilitetin”.

(v.gj/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dëshmitë/ Vlora nën ujë, banorët me lot në sy rrëfejnë përmbytjet për Report Tv: Uji si vullkan, na u shkatërrua gjithçka! S’iu përgjigjen thirrjeve për ndihmë

Dëshmitë/ Vlora nën ujë, banorët me lot në sy rrëfejnë përmbytjet për Report Tv: Uji si vullkan, na u shkatërrua gjithçka! S’iu përgjigjen thirrjeve për ndihmë