Alibeaj: Bami në burg sepse ka
prova, elita në hetuesi shenjë e mirë

Alibeaj: Bami në burg sepse ka<br />prova, elita në hetuesi shenjë e mirë
I ftuar i ditës në A1 Report, Enkelejd Alibeaj ish-ministri i drejtësisë në qeverisjen e Berishës ka sqaruar situatën politike të krijuar në vend pas akuzave të Tom Doshit se ndaj tij është organizuar një atentat si dhe vendimin e tij për largimin nga udhëheqja e fushatës zgjedhore në krye të njësisë së Tepelenës dhe të Memaliajt.

“Fakti që i akuzuari si atentator dhe i porositur për të ekzekutuar deputetin Doshi mbahet në burg do të thotë se ka prova konkrete që inkriminojnë atë dhe që vërtetojnë përfshirjen e politikës në këtë rast dhe ndaj nuk duhet që të anashkalohen. Askush nuk të mban në burg në rast se nuk ka prova të qenësishme për të vërtetuar mbajtjen në burg,”- thotë Alibeaj.

Ndërkohë i pyetur nëse ka apo jo besim tek drejtësia shqiptare, Alibeaj shprehet se ka një nisje të mbarë pasi për herë të parë të gjithë drejtuesit e lartë të shtetit kanë shkuar para drejtësisë dhe kjo është një shpresë për zgjidhjen e kësaj çështjeje.
 
Më poshtë intervista e plotë e Enkelejd Alibeaj
 
Ngjarja ka akuzë dhe porositës. Ka gjithë elementët dhe me të mund të ndodhe çdo gje dhe s’mund të mbyllet si një flluskë sapuni, kjo do të zbardhet. Edhe media do të inisistojë që të zbardhë deri në detaje këtë rast. Ky është një rast që nuk ka ndodhur më parë por përderisa organi i Prokurorisë ka vendosur që të mbajë në burg Durim Bamin do të thotë që ky organ ka prova që vrasja ka qenë e porositur. Për aq kohë sa ka fakte dhe prova për këtë atëherë kjo do të thotë që nënkupton edhe përfshirjen e politikës në këtë çështje.
 
Ju besoni se do të zbardhet atentati i Doshit? A keni besim tek drejtësia?
 
Ndoshta suksesin e parë kjo ngjarje e provoi sepse drejtuesit e shtetit shkuan para prokurorisë. Duhet të ekzistoje një minimum i indicies për të krijuar një dyshim të arsyeshëm se ka një të vërtetë në këtë mes. Zotërisë i është dhënë një porosi për të vrarë dikë ndaj nuk duhet lënë me kaq kjo çështje.
 
Si e komentoni ju këtë që ka ndodhur?
 
E gjithë kjo është në dëm të cilësisë së qeverisjes dhe është një luftë partiake politike. Opozita duhet që situata të tilla ti shfrytëzojë me klas për ti treguar publikut se si menaxhohen këto lloj situatash. Ky duhet të jetë proporcionalisht mjeti i përcaktuar nga qëllimi. A është i vlefshëm rrëzimi i kësaj mazhorancë me anë të protestave? Sigurisht që është por që protestat nuk duhet të jenë vetëm për një ditë.
 
Ngjarja është kaq e madhe sa pavarësisht numrave në kuvend, mazhoranca duhet luftuar jo vetëm me protestat por duhet të bashkëshoqërohet me çfarëdolloj sjellje tjetër të pranueshme që kjo mazhorancë të s’mbrapset. Sovrani duhet të zgjedhë mes mazhorancës dhe të risisë së opozitës. Kërkesa është një e vetme dhe duhet të vazhdojë. Jo vetëm opozita por shoqëria civile, media duhet të reagojnë sepse bëhet fjalë për të gjithë të ardhmen e kësaj shoqërie që varet nga mënyra si do të zgjidhet kjo krizë.
 
Faktet po tregojnë që në mënyrë të frikshme pretendohet atentati me eliminim fizik të një deputeti dhe arrin deri në limitet e afërsisë për të ekzekutuar urdhrin e marrë.
 
Refuzuat të jeni në krye të shtabit në Tepelenës, pse e bëtë këtë??
 
Në një betejë elektorale, nëse futesh duhet të jetë për të fituar ose nëse humbet duhet të jetë humbje me dinjitet. Duhet kuptuar se pushteti i marrë në 2013 u mor nga kjo mazhorancë e majtë dhe është treguar se marrja e pushtetit moral nga e majta nuk ekziston më dhe vazhdimi i këtij pushteti duhet të vendoset në kufi nga opozita. Opozita është e vetmja që e ka këtë mundësi. Për të dalë fitimtare opozita duhet bashkëpunim dhe unë nuk do të isha më i miri i mundshëm për të udhëhequr. Hierarkia dhe ruajtja e kontributeve në momente të tilla duhet pasur parasysh nga lidershipi. Ky është elementi dallues i një lidershipi të mirë.
 
A nuk duhet të ishit krah Bashës meqë ai është i ri?
 
Jo s’ka logjikë kjo, në krye është kriteri i performacës, nëse i futesh një karriere politike kriteri matës është ai i rezultatit që do të japë puna jote. Në bazë të këtij kriteri duhet vendosur hierarkia.
 
Unë besoj që nuk është situatë dramatike në PD dhe as situatë perfekte. Do të doja vetëm një reagim më konkret. Dilema më e madhe që duhej përballuar duhet të ishte përballimi i betejës elektorale duke u përgjigjur me të njëjtat armë që përdor mazhoranca apo angazhimi i fortë i inteligjencës dhe shoqërisë. Kjo është një nevojë imediate për shoqërinë shqiptare dhe duhet zgjidhur sa më shpejt. 

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron