Kreu i grupit të PD-së, Enkelejd Alibeaj ka bërë me dije se nesër çdo të çojnë në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për shfuqizimin si antikushtetues të dy ligjeve mbi bazën e të cilave funksionon Bordi i paracaktimit të cmimit të naftës, benzinës dhe gazit.

“Për këtë arsye, dua të informoj opinionin publik se Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, ka përgatitur dhe ditën e nesërme do të depozitojë në Gjykatën Kushtetuese, kërkesën për shfuqizimin si antikushtetues të dy ligjeve mbi bazën e të cilave funksionon Bordi i paracaktimit të cmimit të naftës, benzinës dhe gazit”, tha Alibeaj.


Lajmi kryesor:

Alibeaj me deputetët që e rikonfirmuan kryetar grupi: Nesër çojmë në ‘Kushtetuese’ bordin e naftës! Forcojmë raportin me SHBA e Britaninë! Opozita e çoroditur, 3 prioritetet tona