Alibeaj e ka për detyrë që t’i tregojë çdo ditë me gisht anti-perëndimorët

Alibeaj e ka për detyrë që t’i tregojë çdo ditë me gisht anti-perëndimorët

Enkelejd Alibeaj

Teksa 14 Maji po afron, Partia Demokratike zyrtare që njeh ligji dhe ajo e fantazuar prej Sali Berishës, duket se e ka seriozisht kandidimin në disa bashki. Atje ku ka mundu t’i shpëtojë presionit dhe diversionit të kreut të Rithemelimit, PD ka arritur të nxjerrë kandidatë për kryebashkiakë dhe anëtarë këshilli. Hapja e fushatës në Tiranë do ta ketë tronditur jo pak Belind Këlliçin, vetëm në mos njohtë shifrat. Dikur PD nën drejtimin e Sali Berishës fajësonte Dashamir Shehin apo Gjergj Bojaxhiun për humbjet e njëpasnjëshme në kryeqytet. Këtë herë ndoshta sedra s’do t’i lërë të përmendin PD-në, por pjesëmarrja në hapjen e fushatës tregon se Roland Bejko do t’i prishë jo pak punë kandidatit të Berishës dhe Metës. Sondazhet tregojnë po të njëjtën situatë edhe në 15 bashki të tjera.

Megjithatë duket se PD-ja e Alibeajt nuk po i bën mirë detyrat e shtëpisë. Sot që jemi në zgjedhje, më shumë se kurrë lipset nevoja për t’u treguar së paku të djathtëve pozicionin e Sali Berishës. Përtej sloganeve me frymëmarrje dhe akuzave për koalcionin me LSI, Berisha ka një precedent më të rëndësishëm. Ai mban vulën e amerikanëve dhe britanikëve si i korruptuar familjarisht, që përbëjnë kërcënim për demokracinë e Shqipërisë.

Ndaj, ndoshta jo e tërë fushata dhe retorika e Alibeajt duhet të fokusohet tek kjo. Por duhet t’u bëhet e qartë votuesve se me Sali Berishën edhe mund të marrin 10 bashki, por duke shkelur mbi dëshirën e perëndimi. Alibeaj dhe kushdo që mbetet ende pjesë e Partisë Demokratike duhet të hapin letrat, të zbërthejnë mesazhet, bisedat e gjithçka kanë me Berishën dhe të tijët dhe që i provon ato për të disatën herë si interesaxhinj mediokër që pushtetin e tyre politik s’e negociojnë edhe sikur të kenë në dorë fatin e shqiptarëve.

Kjo retorikë i bën dy shërbime të mëdha vendit. Së pari tregon kush e përfaqëson vërtetë të djathtën pro-perëndimore dhe së dyti, i prish planet sado pak Sali Berishës për t’u fshehur pas mbështetjes militanteske që ka.

Çfarë nuk do Amerika, nuk duhet ta duan as shqiptarët dhe ky është kompromisi i heshtur që kemi bërë prej 30 vitesh me aleatin përtej Atlantikut. Këtë kompromis nuk mund ta hedhim poshtë sot, vetëm se Sali Berisha do të fitojë Vaun e Dejës apo Ilir Meta ëndërron të transmetojë LIVE në Facebook mbledhjet e këshillave bashkiakë.

Enver Hoxhën e donin Bashkimi Sovjetik, Kina dhe treçereku i Afrikës. Po t’i mblidhje bashkë ishin trefishi i vendeve të NATO-s, por në fund po përballet me gjykimin e perëndimit.

Ky është fati i Sali Berishës sot, veçse nuk e duan 3 miliardë njerëz në botë. Por vetëm fanatikët që janë ushqyer dikur nga ai korrupsioni i tij, që përmend Amerika. Ndoshta e do edhe Azerbajxhani. I vetmi vend i huaj që e ka pritur në 10 vitet e fundit. Por do të jetë po Perëndimi që në finale do t’i caktojë vendin në histori.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi