
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj tha se mazhoranca kishte shtyrë kërkesën e opozitës për ngritjen e komisionit hetimor sa i takon çështjes Rama-McGonigal. Ai tha se duke mos pranuar këtë kërkesë të opozitës mazhoranca asgjësonte totalisht njërin prej instrumentave më të rëndësishëm.
Mes të tjerash, ai shtoi se arsyeja për këtë është qëllimi për të fshehur Ramën i cili sipas tij është nën hetim.
“E katërta ishte kërkesa për komision hetimor. Ka të përcaktuar objektin që dihet tashmë, Rama-Gonigal. Kjo kërkesë ka të përcaktuar edhe numrin e anëtarëve të komisionit hetimor dhe afatin limit 4 mujor. Më pas që prej këtu ishte qesharake e gjitha. E shtynë kërkesën për ngritjen e komisionit hetimor dhe ky është asgjësim total i njërit prej instrumentave më të rëndësishme të opozitës. Janë bërë gardh të gjithë si e si ta fshehin, me shkelje flagrante të ligjit për komisionit hetimor. Nuk bën çudi sepse 3 seanca parlamentare kanë dalë nga normaliteti dhe synimi i vetëm është fshehja e Edi Ramës i cili mesa duket është nën hetim.
Heshtjen mund ta përdorësh vetëm kur je i akuzuar para prokurorisë por kur je kryeministër i një vendi ke detyrim t’i përgjigjesh gjithçkaje”- tha Alibeaj.
Lajmi kryesor:
Komision Hetimor për ‘McGonigal’? PS: Më parë ndryshojmë ligjin, ka firma të falsifikuara, të tërhiqen! Alibeaj: Vendim skandaloz, kanë frikë
B.V/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Lidhjet ruse të Monika Kryemadhit, a duhet që drejtësia të nisë hetimet?
-
Po
43.6%
-
Jo
53.9%
-
Nuk e di
2.6%
Vota total: 9728
Lajme të tjera
-
'Nuk më besuat' Rama firmos vendimin: Erdhi momenti t'u shpërndajmë pensionistëve 5000 lekëshin e përfituar nga taksa e eksportuesve të energjisë
1 Prill, 19:14
-
Ekspozitë e koleksionit të rrallë me veprat e artistit shqiptar nga Mali i Zi, Rama: Gjelosh Gjokaj, një nga ata personazhe që jetonte për të pikturuar
1 Prill, 18:27
-
1 prilli, një kujtesë për miqtë e ngushtë Berisha-Meta
1 Prill, 17:21
-
Në garë për bashkinë e Tiranës, Përnaska në Report Tv: PD është shpërbërë në tre pjesë, njerëzit s’kanë shpresë te e djathta! Përçarja ka fuqizuar mazhorancën
1 Prill, 16:45
-
Zgjedhjet/ Veliaj për opozitën: Sapo të mbarojë fushata ata do ‘çajnë ferrën’! E shohin Rrogozhinën si xhep ku futen njëherë në katër vjet për vota
1 Prill, 16:38
-
Kryemadhi aksionere me politikanë rusë në parajsat fiskale, Balla: Drejtësia të sqarojë nga vijnë paratë në llogaritë e gruas së ish presidentit Meta
1 Prill, 15:29
-
Hashim Thaçi del të hënën para gjykatës, Rama: Dikur u cilësua ‘George Washington’ i Kosovës! A duhet të konsiderohen kriminelë ata që e çojnë popullin drejt lirisë?
1 Prill, 14:54
-
Piktori shqiptar u arrestua se policia britanike ngatërroi çajin e malit me kanabis, reagon Rama: Dëshpëruese, ‘persekutorët’ të mbajnë përgjegjësi! Si do reagonte Sunak?
1 Prill, 13:56
-
Rama paralajmëron podcastin e tij: Flasim së shpejti! Do ftojë kandidatë për kryebashkiakë e drejtues politikë për bashkëbisedim
1 Prill, 12:06
-
'Fishta' ulet në Rinas, Rama: Shkon në 4 flota jonë e avionëve të kompanisë së flamurit
31 Mars, 22:21
-
Berisha asgjësoi PD-në, grupi i ‘qylit’ pa fuqi, demokratët ‘jetimë’
31 Mars, 22:06
-
’14 maji’/ Analisti Karaj: Alibeaj të dorëzojë vulën, duhej të futej në zgjedhje me 61 kandidatë! Kthupi: Meta-Berisha s’kanë program politik! Sulaj: Në qershor do ketë zgjedhje në PD
31 Mars, 22:04